Plaku: “Ham Kam, trampolinë në karrierën time”

Sabino Plaku sulmuesi i Dinamos pasi ka bërë të ditur largimin e tij tek norvegjezët e Ham Kam ka deklaruar se megjithëse i vjen keq të lërë Dinamon, ka bërë një zgjedhje pozitive për të ardhmen e tij. "Bëra zgjidhjen më të mirë, pasi më duhet të mendoj për të ardhmen time në futboll. Jam ende i ri dhe aktivizimi në një skuadër europiane më jep mundësinw të ngjis shkallë të tjera në karrierë. Isha vetë në provë tek Ham Kam dhe e pashë me sy ambientin ku stërvitej skuadra. Më vjen keq që do të largohem nga Dinamo dhe për shokët që do të lë në Tiranë, pasi mendonim seriozisht për titullin kampion. Ishim në rrugë të mbarë dhe besoja shumë se edhe rruga e mbetur deri në përfundim do të na mbante në krye. Do të ishte titulli i parë për mua, por gjithsesi i'a uroj me gjithë shpirt skuadrës",- deklaroi Sabino Plaku, i cili pas disa ditësh do të udhëtojë drejt Norvegjisë.