Agolli kundërshtoi kritikat ndaj Kadaresë

Në vitin 1976 ende vazhdonte historia e romanit “Dimri i Vetmisë së Madhe”. Pas botimit të parë, libri iu kthye autorit për korrigjime, në bazë të vërejtjeve që iu bënë. Pasi shtoi e hoqi material nga romani, Kadare e dërgoi sërish për ribotim, në shtëpinë botuese Naim Frashëri, ku redaktor ishte shkrimtari, Dritëro Agolli.
Në një dokument, që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, raportohet një mbledhje e redaksisë së shtëpisë botuese (viti 1976), ku po merrnin pjesë Kadare, Agolli, drejtori Thanas Leci, etj., në cilën u vërejt qëndrimi mbrojtës i Agollit ndaj Ismail Kadaresë.
Agolli pajtohet me ribotimin e romanit, gjë që binte ndesh me mendimin e drejtorit Leci, i cili pasi përmend një sërë defektesh që vëren në romanin e Kadaresë edhe pas korrigjimit të tij, andaj refuzon të nënshkruajë vendimin për botim. Vendimi nënshkruhet nga Miti Tona, drejtor i Drejtorisë së Shtypit, dhe Jakup Mato, ekspert i sektorit të Kulturës.
Dokumenti që ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, është botuar në librin “Një Dosje për Kadarenë”, të autorit, Shaban Sinani.