Nuk ndihesha kurrë si ndihmës

Tito Vilanova ka zbuluar se Pep Guardiola nuk e kishte lënë të ndihej kurrë vetëm si një asistent trajner, kur kishin punuar së bashku në Barcelonë.
Guardiola u largua nga Barcelona në fund të sezonit, derisa Vilanova u bë pasardhësi i tij. “Me Pep, kur ishte fjala për futbollin, ne ishim dakord 99.9 për qind të kohës. Kurrë nuk jam ndier si asistent, sepse merrja pjesë në çdo gjë”, ka thënë trajneri spanjoll në konferencë për shtyp.
“E kam drejtuar ekipin nga bankina, por tash është ndryshe. Në të kaluarën, Pep ishte gjithmonë në këmbë. Tash, ne e kemi një ekip tjetër dhe do të mundohemi të punojmë si është më së miri”, përfundoi Vilanova.