E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shefi i trupave operacionale te NATO-s sot ne Tirane

TIRANE- Shefi i trupave operacionale te NATO-s Admiral James G. Stavridis vjen sot ne Tirane per nje vizite disaditore. Ministria e Mbrojtjes ben te ditur se Admiral Stavridis komandanti i Komandes se Aleances per Operacionet NATO SACEUR do te shoqerohet nga bashkeshortja dhe nje delegacion prej 18 personash. Sipas njoftimit per shtyp vec ministrit te Mbrojtjes Arben Imami zyrtari i larte ushtarak do te kete takime dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe perfaqesuesit e komisionit parlamentar te Sigurise. Vizita ne Tirane vjen pas asaj qe Stavridis zhvilloi ne Gjermani me 14 shtator me zevendessekretarin amerikan te Mbrojtjes William Lyn III. Ne njoftimin zyrtar behet e ditur se ne keto takime do te diskutohen ceshtje me interes per FARSH ceshtje te sigurise nderkombetare rajonale e kombetare si dhe kontributi i Forcave te Armatosura te Republikes se Shqiperise ne misionet jashte vendit. Kohet e fundit debati me i madh ne NATO ka qene rrjedhje e informacionit nga vendet anetare te Aleances Ushtarake. Ceshtja e rrjedhjes se informacionit sekret te NATO-s ishte e debatueshme dhe ne vendin tone. Nderkohe qe ne axhenden e takimeve parashikohet dhe diskutimi i ceshtjeve te sigurise ku nuk perjashtohet as ruajtja dhe menyra e shkembimit te informacionit.
s.g/GSH/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›