E Diel, 1 Nëntor 2026

Agon Mehmeti, më afër Shqipërisë së Suedisë

Gazeta Shqip

Agon Mehmeti, sulmues i Novarës në Serinë B, me origjinë kosovare, por i natyralizuar në suedez, duke se është shumë pranë të qenët përforcimi i radhës i kombëtares së Shqipërisë. Sikurse është mësuar së fundmi, në mungesë të një ftese, përfaqësuesja e Suedisë, ku konkurrenca në sulm është shumë e madhe, lojtari e ka mirëpritur interesimin e trajnerit Xhani de Biazi për të qenë pjesë e kuqezinjve. 23-vjeçari pritet të jetë nën urdhrat e teknikut italian shumë shpejt edhe pse rasti i tij është thuajse i ngjashëm me atë të vëllezërve Basha, pasi edhe ai ka luajtur për kombëtaret suedeze U-19 dhe U-21. Ish-sulmuesi i Malmos u transferua me shumë bujë vitin e kaluar te skuadra e Palermos, por nuk i eci mbarë. Ai tani luan në Serinë B me Novarën e cila lufton për rikthim në Serinë A.

Agon Mehmeti, më afër Shqipërisë së Suedisë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›