E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo u trembet pazareve: Po luhet në tavolina!

Gazeta Shqip

Trajneri i Dinamos, Edmond DalipiDenoncimi

Skuadra e Edmond Dalipit rrezikon rënien nga kategoria dhe i kërkon ndihmë Partizanit ndaj Besëlidhjes

Dinamo duket se është shumë pranë ndjekjes së të njëjtit cikël të kaluar më parë Partizani, pasi kur duhen edhe dy ndeshje nga fundi i këtij sezoni në Kategorinë e Parë, rrezikon rënien. Humbja ndaj Besëlidhjes në javën e fundit e ka ndërlikuar situatën, duke vënë në dyshim mbijetesën e bluve. Për të siguruar qëndrimin, skuadrës kryeqytetase i duhet të paktën që të marrë një fitore dhe një barazim në dy ndeshjet e mbetura, pikërisht ndaj Ilirisë dhe Pogradecit. Situata nuk është shumë pozitive dhe trajneri i Dinamos, Edmond Dalipi, është i shqetësuar. Por më shumë se ajo që luhet në fushë, teknikun e bluve e shqetëson fakti se ndeshjet e fundit kanë treguar se gjërat po luhen nën rrogoz, me marrëveshje e pazare. Të jemi realistë, jemi në fundin e kampionatit, 4-5 javët e kaluara është bërë një pazar i gjithi, i vetmi ekip që nuk është futur në këtë vorbull, është Dinamo, e cila gjatë gjithë këtij sezoni ka bërë vetëm lojën e saj, pa u përzier askund për asgjë. Në këtë pozitë jo komode, trajneri Dalipi duket sikur kërkon shpëtimin, nga rivali tjetër kryeqytetas, Partizani, i cili këtë fundjavë do të luajë pikërisht ndaj Besëlidhjes. Situata nuk është shumë e favorshme, pasi të kuqtë nuk kanë motive për të dhënë maksimumin, pasi tashmë e kanë siguruar ngjitjen në Superiore. Dinamo e Partizani janë dy ekipe që gjatë gjithë historisë së tyre kanë shkuar mirë, dhe normal që një fitore, një lojë e ndershme e të kuqve, do të ishte gjëja më e vlerësueshme, që mund të bënte skuadra e Hasan Likës. Por sipas teknikut të bluve, Dinamo është një ekip që meriton qëndrimin në Kategorinë e Parë, jo thjesht nga emri dhe tradita, por edhe nga cilësia e lojtarëve që ka në dispozicion.

Nuk është Dinamo, ekipi që duhet të bierë nga Kategoria. Bëhet fjalë për ekipe që në fazën e parë mezi kanë arritur të marrin disa fitore, ndërsa në fazën e dytë ndryshon gjithçka. Nuk kanë kapacitetin këto ekipe që të bëjnë nga 5-6 fitore rresht. Gjithsesi unë shpresoj që në këto dy javë të luhet futboll i pastër, ose kërkoj që Federata të jetë e vëmendshme, ka thënë në fund Edmond Dalipi, i cili gjithsesi premton se skuadra e tij do të japë maksimumin në fushë dhe vetëm në fushë.

Dinamo u trembet pazareve: Po luhet në tavolina! burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›