E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barça do të përdorë, çdo truk për të fituar

Gazeta Shqip

Franc Bekenbauer, Kaizeri gjerman, beson se klubi katalanas nuk është dorëzuar ende në përballjen e raundit gjysmëfinal të Champions League kundër Bajernit, pavarësisht humbjes së thellë 4-0 në Allianz Arena. Në rolin e presidentit të nderit të bavarezëve, paralajmëron skuadrën se Barcelona do ti përdorë të gjitha truket e mundshme për të zhvleftësuar pokerin 4-0 të ndeshjes së parë. Duke folur për gazetën gjermane Bild, legjenda e futbollit gjerman tha se skuadra e Tito Vilanovës do të përpiqet për një mrekulli, sepse ata janë plagosur në krenarinë e tyre. Barcelona nuk do të heqë dorë. Ata do të përpiqen të marrin më të mirën e tyre, për ta zhvleftësuar humbjen 4-0 në gjysmëfinalen e parë. Për tia arritur kësaj, ata do të përdorin çdo truk që ekziston në botë. Do të përpiqen që të fitojnë duelet individuale përballë lojës në bllok të Bajernit.

Barça do të përdorë, çdo truk për të fituar burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›