E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujëra të zeza në çezma, protestojnë banorët

Gazeta Shqip

Kukës – Banorët e lagjes numër 1 të Kukësit prej më shumë se 8 muajsh furnizohen me ujë me fekale. Ndotja është konfirmuar edhe nga analizat bakteriologjike, të Inspektoratit të Higjienës, ndërsa askush nga specialistët e ujësjellës-kanalizimeve nuk e ka gjetur dot burimin e ndotjes. Banorët shprehen mjaft pesimistë edhe për rrjetin e ri të ujësjellësit, pasi i frikësohen cilësisë së ujit të pijshëm që do të vijë prej tij. Lagjja numër 1 duke qenë dhe më e vjetra në qytet, ka pasur edhe problemet më të mëdha sa i takon furnizimit me ujë të banorëve. Rrjeti mjaft i amortizuar, që daton që prej vitit 1970, ka bërë që në çezmat e qytetarëve të mbërrijë ujë i përzier më ujërat e zeza. Dhe deri tani asnjë zgjidhje nuk është dhënë për këtë zonë, pasi nuk gjenden dot burimet e ndotjes.

Ujëra të zeza në çezma, protestojnë banorët burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›