"Agresioni i Rusise, sfide per rendin boteror"
Nga Lindsay Graham, senator republikan
Joe Lieberman, senator demokrat
Ne fillim te invazionit te Rusise ne Gjeorgji, Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre transatlantike me te drejte jane perqendruar ne dy ceshtje urgjente: largimin e ushtareve ruse nga territori gjeorgjian dhe futjen e ndihmave humanitare. Por, tani eshte thelbesore per Perendimin qe te shikoje pertej menaxhimit te krizes ne baza ditore.
Agresioni i Rusise nuk eshte vetem kercenim ndaj nje vendi te vogel demokratik ne cepin e Evropes; eshte nje sfide per rendin politik dhe vlerat ne zemer te ketij kontinenti. Per me shume se 60 vjet, qe prej Luftes se Dyte Boterore, Luftes se Ftohte dhe nderhyrjes ne ish-Jugosllavi, Shtetet e Bashkuara kane promovuar dhe luftuar krijimin e nje Evrope te teresishme, te lire dhe paqesore.
Dhe, pikerisht kjo konsiderohet si nje prej arritjeve me te medha strategjike te shekullit te 20-te, transformimi gradual i kontinentit, dikur skene e lufterave me te dhunshme dhe me shkaterruese, ne nje oaze paqeje dhe prosperiteti, ku kufijte jane te hapur dhe te pakontestueshem, nderkaq agresioni i pamundur.
Invazioni i Rusise ne Gjeorgji pasqyron sfiden me serioze mbi kete rend politik qe prej kohes kur Sllobodan Milloshevici cliroi demonet e nacionalizmit etnik ne Ballkan. Ajo qe po ndodh sot ne Gjeorgji, nuk eshte thjesht vetem nje konflikt territorial, por eshte nje beteje mbi nje vije te re ndarese pergjate Evropes, midis vendeve qe jane te lira per te vendosur fatin e tyre dhe vendeve qe u nenshtrohen orbites autokratike te Kremlinit.
Ekzistojne deshmi shqetesuese qe flasin se Rusia eshte duke e pergatitur terrenin per te shfrytezuar argumentet e njejta si ne Gjeorgji edhe ne vendet tjera ne fqinjesi te saj, vecanerisht ne Krimea te Ukraines.
Prioriteti i pare per Ameriken dhe Evropen duhet te jete parandalimi i permbushjes se objektivave strategjike te Kremlinit ne Gjeorgji. Pervec ndihmave humanitare dhe atyre ushtarake dhe nje plani te perbashket midis Shteteve te Bashkuara dhe Bashkimit Evropian per rindertimin e Gjeorgjise, pergjigjja e Perendimit ndaj invazionit rus duhet te perfshije edhe veprime konkrete rajonale per t'i siguruar fqinjet e shqetesuar te Rusise dhe per te sforcuar solidaritetin transatlantik.
Kjo nenkupton nje jete te re per NATO-n si aleance ushtarake dhe jo vetem si nje aleance politike, ringjalljen e planeve emergjente per mbrojtjen e te gjitha vendeve anetare nga sulmet konvencionale dhe ato jokonvencionale.
Dhe, se fundi, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa kane nevoje per nje aleance te re transatlantike te energjise. Ne vitet e fundit, Rusia ka shfrytezuar me shume gatishmeri naften dhe gazin si nje lloj arme, duke u perpjekur te konsolidoje kontrollin mbi korridoret strategjike te energjise per Perendimin. Me punen e perbashket, nje aleance e ketille mund te demtoje konceptet e ketilla dhe te zbuse varesine e Perendimit nga nafta e huaj.
Edhe pse aktualisht eshte e shperlare me pasuri nga nafta, elita politike e Rusise vazhdon te mbetet kleptokrate dhe agresioni i saj ne fakt me shume pasqyron dobesine e saj dhe jo fuqine. Invazioni ne Gjeorgji e ka bere te qarte se per dallim nga Bashkimi Sovjetik, Rusia e sotme ka pak aleate me vlera strategjike.
Ne fund, nje Rusi, e cila synon te definoje madheshtine e saj ne kuptimin e sferave te ndikimit dhe te imponoje besnikeri te verber ndaj Moskes, do te deshtoje, duke varferuar edhe me shume banoret e saj ne kete proces. Ceshtja eshte sa kohe e gjate do te kaloje derisa lideret e Rusise e rizbulojne kete mesim nga vete historia e tyre.
Marre nga: "Wall Street Journal"