OMONIA: Butesine mos na e merrni per dobesi
OMONIA proteston per "sulme te vazhdueshme kunder minoritetit grek"
HIMARE - Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek (OMONIA), denoi dje "sulmet e armatosura kunder shtetasve shqiptare me kombesi helene ne zonen e Dervicianit". Njekohesisht, OMONIA, paralajmeron se "reagimi yne paqesor ne asnje menyre nuk duhet vleresuar si dobesi".
Te shtenat, u pranuan dy dite me pare dhe nga Policia e Gjirokastres. "Incidentet nuk jane te parat por ato arriten kulmin, kur nje grup me armatim te rende nga fshati Lazarat, ka sulmuar fshatin Dervician duke shkaktuar panik dhe deme te medha materiale", protestoi OMONIA, ne deklaraten e publikuar. Sipas OMONIA-s, keto zhvillime vijne "pas sulmeve te vazhdueshme kunder Minoritetit Etnike grek dhe Kryetarit te Pergjithshem te Organizates OMONIA, Vasil Bollano, nga segmente te caktuara te shtypit shqiptar dhe provokimet nga forca te erreta qe deshirojne destabilizimin e rajonit". Ne kete pike, OMONIA fton organet kompetente qe te kuptojne seriozitetin e situates dhe te reagojne ne menyre te menjehershme, me qellim qe shkaktaret e ketyre ngjarjeve te cohen para drejtesise".
Organizata OMONIA, siguron se besnike ne vizionin per bashkejetese paqesore ndermjet komuniteteve tona, do te vazhdoje te punoje dhe te jete faktor i rendesishem per integrimin e vendit". Ne te njejten kohe, organizata kerkon respektimin e duhur te te drejtave te minoritetit grek nga ana e shtetit shqiptar". Dhe ne mbyllje, sqaron: "Reagimi yne paqesor ne asnje menyre nuk duhet vleresuar si dobesi".
Policia: S'po kapim dot autoret
Zevendesdrejtori i Policise se Qarkut Gjirokaster, Drejtues Ylli Metko dy dite me pare foli lidhur me shqetesimet e disa banoreve te fshatit Dervicjan dhe te lagjes Zinxhira te rrethit Gjirokaster, per te shtena te herepashershme nga fshati Lazarat ne drejtim te tyre, duke pranuar se ende s'jane kapur autoret. "Si rezultat i hetimit te policise jane grumbulluar te dhena dhe prova ligjore per personat e perfshire dhe se shpejti me perfundimin dhe dokumentimin e plote ligjor e procedural, te gjithe keqberesit do te pergjigjen para drejtesise", - siguroi z.Metko. Ai vuri ne dukje edhe se "tashme autoret, emrat e te cileve per arsye hetimi nuk mund t'i bejme publike, jane shpallur ne kerkim".