E Shtunë, 31 Tetor 2026

Agron Duka: Jam mandati i 8 i humbur i PS në qarkun e Durrësit

dukaDeputeti më i ri i Parlamentit, Agron Duka, në një intervistë për News 24 thekson fillimisht që është i lumtur që mori një mandat për Partinë Republikane në Durrës. Ai vë në dukje se po të ishte në listat e PS-së, tashmë kjo parti do të kishte tetë mandate në këtë qark. Më tej Duka thekson se ai nuk do të bashkohet me mazhorancën e majtë, por do të qëndrojë në opozitë.

Z. Duka si ndjeheni tani që keni marrë mandatin e deputetit nën siglën e Partisë Republikane, 8 vjet pasi keni qenë ish Ministër i Partisë Socialiste?
Ndjehem shumë mirë, ndjehem i lumtur, pas një pune shumë të lodhshme e cila kaloi për një kohë të shkurtër pasi siç e dini unë deri një javë para se të hartoheshin listat isha kryetar i grupit të punës për hartimin e programit rural të Partisë Socialiste, kështu që afati rreth një muaj e gjysëm ka qenë një kohë rekord për të marrë kaq shumë vota sa arritëm të marrim.
Z. Duka, kujt ja dedikoni këtë fitore?
Natyrisht fitoren time jua dedikoj banorëve të qytetit të Durrësit dhe të rajonit në përgjithësi, sidomos të qytetit të Shijakut dhe zonave rurale, gjithashtu edhe stafit, por mbi të gjitha atij që ka menaxhuar të gjithë punën, tim vëllai, Armando Duka.
Z. Duka, përsa i përket Shijakut, aty ju keni marrë më shumë vota edhe se Partia Demokratike, duke e renditur kështu Partinë Republikane forcën e dytë për Shijakun, ndërkohë që Partia Republikane ka tre mandate në Parlament, si e ndjeni veten në këto pozita për Partinë Republikane për Parlamentin e ri shqiptar?
Përsa i përket pjesës së parë të pyetjes, për Shijakun, ndjehem gjatë gjithë kohës borhli, sepse gjithmonë më ka mbështetur dhe vlerësuar megjithëse votimi këtë radhë ishte siç duket, siç u pa së fundmi , ishte kundër rrymës, pasi gjithë Shqipëria votoi majtas, gjithsesi ata në këtë rrymë më dhanë shumë vota, dhe kjo të bën të ndjehesh shumë mirë në marrëdhënie dhe raport me banorët e Shijakut. Përsa i përket siglës së Partisë Republikane dhe grupit Parlamentar, natyrisht duke qenë 3 apo 4, pra duke përbërë një grup parlamentar ndjehemi më të fortë, ndjehemi më mirë përballë opozitës që na takon në katër vitet e ardhshme.
Do të jeni në Parlamentin e ardhshëm me kunatin tuaj, zotin Koka, i cili përfaqëson Lëvizjen Socialiste për Integrim. Do të qëndroni në opozitë apo do të bashkoheni me Partinë Socialiste, partinë e origjinës suaj?
Çmë gjeti me historinë e kunetërve! Histori që e ndërtoi Edi Rama me shumë kujdes duke ndërtuar alibinë që të mos jem pjesëtar i listave, sepse ka të tjerë që janë në një krah apo në të kundër, siç është rasti i Fatmir Mediut me Ilirjan Celibashin i cili është në krahun e kundërt, ose Ilir Meta me të shoqen që janë në një kah, ka dhe të tjerë madje. Kështu që kjo pyetje nuk ka kuptim, nuk ka sens, dhe kjo gjë nuk ka pse të ndodhë. Unë jam në opozitë me pozitën, pra jam në opozitë me ata që qëlloi. Të jesh në opozitë për mua është luksi i Demokracisë, kështu që ndjej veten shumë mirë që jam në opozitë.
Do të vazhdoni të qëndroni në opozitë dhe do të bëni opozitë?
Siç e thashë, të jesh në opozitë është luksi i demokracisë sepse unë kam premtuar, kam mbajtur fjalën. Natyrisht të mbash premtimet nuk është e lehtë, por tashmë janë dhe premtimet që ka bërë pozita, të cilat janë goxha të mëdha dhe do të kërkoj gjatë gjithë kohës që të mbahen premtimet të cilat janë dhënë. Në këtë sens je më komod.
Z. Duka si do ta komentonit procesin Zgjedhor? Fushatën tuaj elektorale dhe procesin zgjedhor që është mbajtur në qarkun e Durrësit?
Procesi zgjedhor mund të themi që ka qenë proces zgjedhor normal pa asnjë incident, patëm koalicion me qeverinë, nuk ka pasur akuza personale të ndërsjellta, në ndonjë rast sporadik, në ndonjë rast të Partisë Socialiste në drejtimin tim dhe unë natyrisht e kam kontestuar me shumë qytetari. Gjithsesi ndodh brenda një konteksti të një fushate elektorale.
Rezultati i deritanishëm ka qenë brenda pritshmërive? Pra, le të themi janë votat tuaja personale apo është Partia Republikane me dhjetë mijë e disa vota?
Të them të drejtën siç e thashë dhe në fillim, periudha kur ne filluam fushatën nuk linte të mendonim një pritshmëri të tillë, nga ana tjetër u punua shumë dhe votat nuk janë vetëm të miat personale, por janë të miat, të tim vëllai, të grupit të njerëzve që kanë punuar për Partinë Republikane, pra puna e të gjithëve solli si rezultat këtë numër votash. Përsa i përket pyetjes mbi votat personale, mund të them që emri im u prit shumë mirë në të gjithë zonën, dhe kjo më bëri të ndjehem mirë, sepse përveç zonës së Shijakut dhe zonave përreth, edhe zonat në Fushë Krujë apo Krujë që ishin më larg zonave ku unë jam lindur dhe rritur, kishin përshtypje shumë të mira për mua.
Z. Duka, si fillim më lejo të të komplimentoj për këtë super fitore. Pyetja ime për ju është kjo: Sa % të votave ka fituar Agron Duka dhe sa % ajo sigla e vogël e Partisë Republikane? Sepse unë kam përshtypjen që ju jeni një nga ata njerëz në Durrës që edhe sikur të kandidonit në listën e Partisë së Blertë apo Partisë Ekologjike, do kishit arritur të merrnit po kaq shumë, çka do të thotë, sa % të votave keni marrë ju dhe çfarë barre do të jetë për ju gjithë kjo shpresë dhe vlerësim që dha për ju Shijaku dhe rrethinat?  
Në zona të veçanta %-ja që merr Partia Republikane është e ndryshme. Mendoj se në rang qarku rreth 25 % janë marrë nga Partia Republikane. Nuk jam shumë i sigurt pasi është e vështirë të ndahet , por duke parë edhe statistikat e mëparshme mendoj që ndikimi dhe votat e PR-së janë diku tek 25-30 %.
Sa përgjegjësi e madhe është kjo për ju dhe çfarë do të arrini të bëni deri në fund të mandatit për të gjithë ata njerëz që kanë parë një shpresë tek ju?
Absolutisht që do të bëj, sepse unë kudo që kam qenë nëpër takime kam thënë që unë kam një formim bujqësor, kam mbaruar Institutin e Lartë Bujqësor, kam dhe eksperiencë si Ministër Bujqësie, si dhe një eksperiencë akoma më shumë si hartues i programit të bujqësisë dhe zhvillimit rural të Partisë Socialiste, kështu që unë do të jem një vrojtues i mirë i realizimeve të bëra nga Partia Socialiste. Kjo nuk është pak. Përveç kësaj unë kam dhe një begraund sportiv, jam marrë rreth 20 vjet me sport, aktualisht jam drejtues i Federatës Shqiptare të Volejbollit kështu që edhe për sportin, i cili ka shumë probleme, njoh gjithashtu edhe programin e Partisë Socialiste për sportin, sepse duke qenë hartues i programit, natyrisht kam lexuar edhe pjesën e programit të Partisë Socialiste për sportin. Do të ndikoj që ato që janë thënë të realizohen. Gjatë gjithë kohës do të jem një vëzhgues i mirë i realizimeve të Partisë Socialiste dhe të themi të drejtën nëse ato realizohen do të jetë një mrekulli, megjithëse do jetë pak e vështirë për shkak të kostos së lartë që mund të kërkojë ky realizim.
Si e keni ndjekur procesin e numërimit të votave? Ku keni qëndruar më së shumti dhe a keni patur surpriza nga kjo?
Unë kam lëvizur në të gjithë zonën, skam qenë shumë aktiv sepse nuk jam nga ata që hy dhe kontrolloj qendrat e numërimit, se kam bërë asnjëherë këtë faktikisht. Lehtësisht kam shkuar dhe kam takuar njerëzit që punonin, kjo për shkak se aty kanë qenë njerëzit dhe miqtë e mi dhe unë kisha besim të plotë që ata do ta bënin punën njëlloj si unë atje ku ishin, kështu që vetëm kanë qenë vëzhgime për të marrë vesh rezultatin në momente të ndryshme.
Partia socialiste, në krye të herës në këtë fushatë ka deklaruar se do të merrte tetë mandate, tashmë është fiksuar rezultati dhe Partia Socialistë së bashku me LSI-në ka shtatë mandate. Ndoshta ju z.Duka jeni mandati i tetë i humbur i Partisë Socialiste në q

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›