E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Duka: “Rilindja është nga e djathta”

07-05-2013 / Gazeta 55

Në një prononcim për “55”, kandidati republikan Agron Duka thotë se rilindja e vërtetë në këto zgjedhje po ndodh nga spektri i djathtë. Duke folur për historikun e marrëdhënieve politike në të majtë, ai thotë se Edi Rama ka vetëm një talent, inkoherencën, aftësinë për të mbështetur diçka sot e për ta tradhtuar nesër, një sjellje tipike e një njeriu mosmirënjohës

“Rilindja e vërtetë është nga e djathta”. Kështu ka komentuar në një prononcim për gazetën “55”, kandidati republikan i Qarkut të Durrësit, Agron Duka.
Në prononcimin e tij, Agron Duka, e ka cilësuar sjelljen e Edi Ramës, si “tipike të një njeriu mosmirënjohës”.
Duke folur për historikun e marrëdhënieve politike në të majtë, ai u shpreh se, “Edi Rama ka vetëm një talent, inkoherencën, aftësinë për të mbështetur diçka sot e për ta tradhtuar nesër, tipik i një njeriu mosmirënjohës”.
Reagimi i kandidatit të PR-së, për deputet në Qarkun e Durrësit, erdhi pas konfirmimit të tij, për “divorc”, me PS-në dhe Edi Ramën. Duke shpjeguar shkaqet e këtij “divorci”, Agron Duka sqaroi më tej se, ishte “oferta” e Edi Ramës, për kandidimin e tij, si i pesti në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Beratit.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›