Agron Kulicaj padit Sajmir Tahirin

Nëndrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj ka paditur deputetin socialist Sajmir Tahiri për shpifje.
Përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit ka sqaruar se padia ka të bëjë me akuzat e Tahirit mbi kontrabandën e minerareve.
“Përgënjeshtrojmë akuzat e deputetit socialist Sajmir Tahiri për kontrabandën e mineraleve. Nëndrejtori Agron Kulicaj drejton me sukses departamentin e luftës kundër krimit”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Akuzat ndaj Kulicajt, Tahiri i bëri në seancën parlamentare të së martës, ku replikoi ashpër me ministrin e Ekonomisë, Nasip Naco lidhur me koncesionet minerare dhe kontrabandën e mineraleve.
“Komanda e korrupsionit kalon nga Roland Keta, kryetar i bashkisë dhe kryetar i PD në Bulqizë. Vëllai i tij ka katër licensa. Vetë Ruli kontrollon një rrjet licensash që punon për të në Bulqizë. Rrjeti shkon deri tek të paprekshmit, ata pranë kryeministrit, si Agron Kulicaj. Kontrabanda niset që nga Bulqiza dhe shkon në Kinë dhe ndiqet nga Kristo Rodi”, deklaroi Tahiri.
Kulicaj, dikur truprojë e kryeministrit Sali Berisha, akuzohet nga Partia Socialiste edhe për përfshirje në kontrabandën e derivateve të naftës.
Ndërsa në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, ai konsiderohej nga ambasada amerikane në Tiranë si person i lidhur me krimin e organizuar.
Në kabllogram thuhet se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është ankuar disa herë për Kulicaj, por nuk ka mundur ta lëvizë për shkak të mbështetjes së tij nga kryeministri Berisha.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Xhafaj: Konomi u vra nga mafia e tokave
Vrasja e rëndë e gjyqtarit Skerdilajd Konomi u prek edhe në Kuvend nga opozita. Deputeti Fatmir Xhafaj deklaroi se pas këtij krimi është dora e mafies së tokave. BB: Shqipëria, më e korruptuara
Banka Botërore vëren se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon dhe i kërkon qeverisë të përshpejtojë reformat për të nxjerrë sektorin publik nga korrupsioni. “ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
Që nga shfrytëzimi i pasurive minerare të Bulqizës nxirren përfitime të konsiderueshme, këtë e dëshmon numri i dhjetëra firmave private që punojnë në minierën e Bulqizës. 21
Marin Mema - Betejë pas beteje politike, dy frontet opozita e mazhoranca pritet të hidhen në një përplasje të re, atë për Presidentin e Republikës. Nuk ka diplomaci që ta mbajë këtë regjim; por duhet opozita
Mustafa Nano - Ka ditë që jemi njoftuar se te henen do të mbërrinte në Tiranë ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini, dhe ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Llambrinidis.
Lajmet kryesore
“ACR e krijuar nga njerëzit e Rulit”
PS, akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Berisha: Rezolutë për integrimin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Kukës, shembet miniera e Kalimashit
BB: Shqipëria, më e korruptuara