Ermonela Jaho përmallon me “Suor Angelica”
13/09/2011 “Jam e lumtur të jem Motër Angelica, një nga rolet e mia të ëndërruara dhe të përshtatura për skenë nga një prej më të mirëve në botë Antonio Pappano dhe regjisori i skenës Richard Jones, një staf i mrekullueshëm. Ky është roli i shpirtit tim”. Kështu shprehet sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, e cila vetëm dy ditë më parë çeli sezonin e ri artistik të “Royal Opera”.
Interpretimi i saj nuk kaloi pa u vënë re dhe është përcjellë me nota pozitive nga shtypi dhe nga kritika.
Duke folur për shfaqjen e re që çeli sezonin e vjeshtës në “Royal Opera”, gazeta “Express. co.uk”, i kushton një faqe të saj interpretimit më të fundit të Jahos.
“Kur “Royal Opera” çeli sezonin e saj të vjeshtës këtë javë me “Il Trittico”, veprën e trefishtë të Puçinit, vëmendja do të përqendrohej në operën e mesit të interpretuar rrallë, Suor Angelica. Kjo është një tragjedi e gatur mes melodramës të “Il Tabarro” dhe komedisë së Gianni Schicchi. Suor Angelica përmban ariet më prekëse që janë shkruar ndonjëherë, “Sensa mamma”, e cila është e garantuar që sjell lot në sy dhe jo vetëm në mesin e audiencës”, shkruhet mes të tjerash, ndërsa vijohet se roli kryesor interpretohet “nga sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho që ka bërë debutimin e saj në Covent Garden tre vjet më parë kur mori përsipër interpretimin e Violetës në “La Traviata” nga roli që më parë i ishte besuar divas Anna Netrebko”. “Ndonjëherë unë qaj gjatë provave kur këndoj ‘Sensa mamma’”, citohet artistja Jaho, e pyetur për gazetën, ndërsa relaksohej gjatë një pushimi të shkurtër.
“Është shumë, duke menduar për këtë vajzë, këtë adoleshente, të cilit i është larguar dhe marrë prej vetes fëmija i paligjshëm”. Pastaj, pas shtatë vjetësh ajo zbulon se ai ka vdekur pa e ditur nëna e tij. “Ju duhet të bëni dramën që është brenda saj të vërtetë dhe të besueshme për publikun. Ju duhet të jepni më shumë se sa tingëllimi i bukur. Muzika është gjuha e zemrës dhe zëri është si një urë për të arritur në publik”, vëren Jaho.
Triptiku
Tragjedia është theksuar me vendimin e regjisorit Richard Jones për të transferuar historinë nga një manastir i shekullit 17-të në një spital të shekullit të 20-të ku Angelica, duke punuar si infermiere, sheh në çdo fëmijë të sëmurë djalin e saj të vogël që ka humbur. “Jaho di se si të arrijë në zemër dhe roli i Violetës ka një domethënie të veçantë për të. La Traviata ishte opera e parë që ajo ka parë në moshën 13 vjeç, kur ishte duke interpretuar në gjuhën shqipe, në kryeqytetin e vendit të saj në Tiranë”, theksohet në shkrim. “Që nga momenti që pashë La Traviata-n kam ëndërruar për të qenë një këngëtare operash”, citohet Jaho. “Ishte si të bija në dashuri. E dija se nuk mund të jetoja pa kënduar rolin e Violetës të paktën një herë”. Ajo e bëri debutimin e saj profesional si Violetta në Tiranë kur ishte 17 vjeç, para se të shkonte në Romë për studime të mëtejshme muzikore dhe të mësonte italisht. Jaho ka kënduar pjesë në shtëpitë operistike në mbarë botën, duke përfshirë edhe Met, dhe Festivalin e Veronës këtë verë. Është bërë roli i saj nënshkrues, në të cilin thotë se gjen gjithmonë interes të ri, sepse “çdo ditë që jeton zbulon emocione të reja dhe të rrit si artist dhe grua, kështu që gjithmonë sjell diçka të re për rolin”.
Përveç roleve të njohura si Madam Butterfly, Mimi në La Boheme dhe Adina në “The Elixir of Love” (Eliksiri i Dashurisë), Jaho është tërhequr edhe në opera më pak të njohura, mes të cilave edhe Tchaikovsky, “The Enchantress and Respighi’s La Bella Dormente”. Planet për të ardhmen përfshijnë Gasparo Spontini, të dëgjuar rrallë në La Vestale në Theatre des Champs Elysées, Paris.
Jaho jeton kryesisht në Nju Jork me bashkëshortin e saj, edhe ai shqiptar, me të cilin u takua kur studionin të dy muzikë në Shqipëri dhe që tani punon si inxhinier për IBM. Karriera e saj ndërkombëtare përfshin mungesa të gjata, por kur u pyet nëse do të donte që të ketë një familje, thotë me një buzëqeshje, “Ne jemi duke menduar për këtë”.
Ndërkohë, Ermonela Jaho ka një tjetër Violeta që e pret dhe që duhet të interpretohet në “Royal Opera” në janarin e ardhshëm.
B.Goce