E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukes shembet miniera e Kalimashit



Arkiv Një galeri është shembur në minierën e Kalimashit, në Kukës, ku kanë mbetur të bllokuar dy minatorë.

Autoritetet lokale njoftojnë se dy minatorët, të identifikuar si Besnik Halili dhe Xhezahir Selmani, dyshohet se kanë humbur jetën.

Të njëjtat burime shtojnë se forcat e policisë, kanë arritur të nxjerrin nga miniera një tjetër person, i cili ka mbetur i plagosur nga shembja.

Gjendja në minierën e Kalimashit është e ngjashme me atë të Bulqizës, ku si pasojë e kushteve të vështira kanë humbur jetën shumë minatorë.

Minatorët e Bulqizës prej kohësh kanë bojkotuar punën e tyre për të kërkuar kushte më të mira punë, rritje rroge me 40 për qind dhe ulje të moshës së pensionit.

Deri më sot, negociatat me kompaninë që menaxhon minierën e kromit, ACR, kanë dështuar pasi palët nuk bien dakord mbi kushtet e vendosura.

Kompania ruso-austriake kundërshton zhvillimin e negociatave me kryetarin e sindikatës së minatorëve Kolë Nikolla, duke kërkuar ballafaqim direkt me minatorët.

Por këta të fundit duan që të përfaqësohen nga kreu i sindikatës, i cili për kompaninë ACR e ka organizuar protestën e minatorëve vetëm për qëllime personale.

Lidhur me këtë cështje, në seancën e sotme parlamentare pati një debat të ashpër mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, e cila akuzon se ACR është një kompani e krijuar nga njerëz të afërt me ish-ministrin e Ekonomisë, Genc Ruli.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Konomi, hetim për pronat
Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për shkak të pronave. Tiranë, burri vret me thikë gruan
Ekzekutohet nga bashkëshorti me thikë një grua në Shkozë të Tiranë, ndërsa hetimet e para flasin se akti i rëndë është kryer për motive të xhelozisë.
Shalë, digjet godina e komunës, në pranga autori
Policia arreston autori i djegies së godinës se komunës Shalë dhe njofton se në pranga ka përfunduar 45-vjecari Frrok Toma. Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
Një foshnje e sapolindur humbi jeten në maternitetin e Vlorës, pasi nena e tij 27-vjecare e hodhi nga dritarja e më pas është hedhur edhe vetë.
Bulqizë, zjarr në mal, digjet bimësia
Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në malin e Bardhë, në Bulqizë, ku si pasojë sipërfaqe të tëra bimësie janë djegur.

Lajmet kryesore

"ACR e krijuar nga njerëzit e Genc Rulit"
PS akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Berisha: Rezolutë për integrimin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
BB: Shqipëria, më e korruptuara

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›