E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bomba dhe te shtena trondisin Kabulin


Atentate vetëvrasëse dhe sulme të dhunshme me armë zjarri kanë tronditur paraditen e së martës qendrën e Kabulit, në Afganistan.

Sipas mediave ndërkombëtare, objektiv i sulmeve me bomba, të cilat kanë shkaktuar të paktën 1 të vdekur, ka qenë selia e ambasadës amerikane.

Ndërkohë, persona të armatosur janë vendosur në një ndërtesë të lartë prej nga mbikëqyrin qendrën e qytetit dhe shkëmbejnë zjarr me policinë.

Guerrilasit talebanë kanë njoftuar ndërkohë se janë ata prapa këtyre sulmeve, që vijnë vetëm pak javë pas atentatit vetëvrasës ndaj konsullatës britanike, ku mbetën të vrarë 12 vetë.

Numri total i personave të vrarë ose të plagosur është ende i pacaktuar, pasi sulmet janë ende në vazhdim e sipër.

Deri tani është konfirmuar se një polic është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në perëndim të qytetit.

Ndërkohë, Ministria afgane e Shëndetësisë ka deklaruar për agjencinë e lajmeve “Reuters”, se një civil është vrarë dhe 16 të tjerë janë plagosur nga sulmet.

Atentatet e së martës duket se kanë qenë pjesë e një operacioni kompleks, pasi sulmet vetëvrasëse kanë pasur si objektiv zonën e ambasadave të huaja, si dhe atë përreth selisë së Parlamentit në perëndim.

Një zëdhënës i talebanëve ka deklaruar se grupi po kryen një fushatë atentatesh vetëvrasëse kundër bazave të shërbimeve të inteligjencës, të huaja dhe lokale në Abdul Hak, pranë Kabulit.

Korrespondenti i BBC në Kabul thotë ndërkohë se një atentator vetëvrasës u qëllua për vdekje nga forcat e sigurisë teksa ishte drejtuar për në aeroport.

Komanda e trupave ndërkombëtare në Afganistan, ISAF, ka deklaruar nga ana tjetër se nuk ka pasur asnjë humbje në radhët e saj.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

"ACR e krijuar nga njerëzit e Genc Rulit"
PS akuza të forta për korrupsionin në Bulqizë
Berisha: Rezolutë për integrimin
Mbyllet kapitulli i zgjedhjeve
Vlorë, nëna vret foshnjen e porsalindur
BB: Shqipëria, më e korruptuara

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›