E Diel, 1 Nëntor 2026

Agron Shehaj: Protesta e 12-të studentore, ndër më masivet! Janë të rinj që luftojnë për ndryshimin, jo për një vend pune

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka komentuar në një intervistë për News24 zhvillimet, pas protestës së 12-të studentore që përfshiu sot Tiranën, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk do të mund ta mbajë pushtetin përgjithmonë dhe se largimi i tij është i pashmangshëm.

agron shehaj

Duke komentuar pjesëmarrjen në protestën e sotme, Shehaj tha se dita e 12-të ishte ndër ditët me pjesëmarrjen më të lartë, duke argumentuar se të rinjtë dhe të rejat që dolën në shesh nuk janë të motivuar nga interesa për vende pune, por nga dëshira për ndryshim.

Ai kritikoi gjithashtu deklaratat e Ramës për protestuesit, duke kundërshtuar pretendimet se ata janë të huaj, të paguar apo të manipuluar.

“Unë shoh te Edi Rama një sjellje tipike të një autokrati të korruptuar ballkanik, që pasi është kapur duke vjedhur me zëvendësen e tij, me kryetarin e bashkisë, me ministrin e Shëndetësisë, pasi është kapur duke shitur Shqipërinë, do të mbajë pushtetin me çdo kusht, se do t’i shmanget drejtësisë. Unë nuk mund ta parashikoj se çfarë do të bëjë Edi Rama. Rruga e daljes ka, është largimi i Edi Ramës. Edi Rama do të largohet një ditë, nuk ka alternativë tjetër. Do të japë dorëheqjen. Do të ketë zgjedhje një ditë. Dita e 12, mendoj se ishte një nga ditët me shumë pjesëmarrje. Edi Rama i ka bërë shumë gabim llogaritë, sepse nuk ka asnjë mundësi ta ndalojë ndryshimin. Këta të rinj dhe të reja nuk janë aty për një vend pune. Janë aty se duan ndryshimin në këtë vend. Jo idiotësirat që thotë Rama prej diktatori të rëndomtë, jo janë të huaj, jo janë të paguar, jo të gënjyer”,- tha Shehaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›