E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO mbështet plotësisht planin e Feithit

Qëndrimin e Aleancës Veri-Atlantike e ka përforcuar dje në Bruksel, Sekretari i saj i Përgjithshëm, Anders Fogh Rasmusen, i cili ka deklaruar se NATO mbështet planin e Zyrës Ndërkombëtare Civile në Kosovë për zgjerimin e pushtetit të Prishtinës mbi veriun e Kosovës. Gjatë një takimi me gazetarët në Bruksel, Rasmusen ka sinjalizuar mundësinë e reduktimeve të mëtejme të KFOR-it, varësisht nga zhvillimet në planin e sigurisë dhe ka shtuar se në takimin e Stambollit që do të mbahet të enjten dhe të premten, do të bisedohet edhe për Kosovën.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›