E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët maqedonas humbin besimin te Parlamenti

Konkluzioni nxirret nga sondazhi i organizuar për Parlamentin e Maqedonisë, i cili është realizuar nga Instituti për Demokraci në Shkup. Mbi 53,4 për qind e qytetarëve nuk janë të informuar mbi punën e Parlamentit, ndërsa 43,6 për qind e të anketuarve e kanë vlerësuar me notën 3, punën e Parlamentit. Qytetarët e anketuar kanë theksuar se nuk i njohin shumicën e deputetëve dhe nuk janë takuar me ta në njësitë zgjedhore. Po ashtu, 47 për qind mendojnë se Parlamenti është institucion i mbyllur për qytetarët, ndërsa 37,6 për qind kanë mendim ndryshe. Të anketuarit kanë theksuar se 73 për qind prej tyre kanë pasur rastin të ndjekin punimet e Parlamentit dhe të informohen nëpërmjet televizionit. Qytetarët kërkojnë që deputetët të ngrenë iniciativa për takime me qytetarët dhe se këtë mendim e ndajnë mbi 84 për qind e të anketuarve. Mbi 38 për qind e qytetarëve kanë vlerësuar negativisht punën e kryeparlamentarit Trajko Veljanovski, ndërsa 35 për qind kanë dhënë vlerësim pozitiv. Anketa është realizuar nëpërmjet telefonit, me ç`rast janë përfshirë rreth 1109 të anketuar.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›