Agron Tufa kërkon nga Rama dekomunistizimin e shoqërisë (për 8 vite me radhë nuk ia kërkuan kurrë Berishës)
Mazhoranca e majtë mund të kalojë brenda shtatorit një provë të fortë në parlament.
Agron Tufa, drejtor i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, ka deklaruar se shumë shpejt do të paraqesë në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit.
Tufa e ka bërë deklaratën dje gjatë emisionit DEBATI NE CHANNEL ONE të gazetarit Roland Qafoku, i ftuar bashkë me 5 personazhe të tjerë të jetës publike, për të analizuar përbërjen e kuvendit të ri.
Meqenëse zoti Rama ka deklaruar se do kryesojë qeverinë më të mirë në 100 vjet të shtetit shqiptar, atëherë unë po e vendos në një provë, duke i kërkuar dekomunistizimin e shoqërisë Shqiptare të miratojë ligjin për lustracionin, ka deklaruar Tufa.
Tufa shtoi se drafti i hartuar është gati dhe është marrë për model ai i Gjermanisë Lindore, i cilësuar modeli më i mirë. Janë bërë disa ndryshime nga drafti i kaluar, që mendojmë se ishin të nevojshme, sqaroi Tufa gjatë emisionit.
Edhe pse kanë kaluar 23 vjet nga vendosja e pluralizmit në Shqipëri, nuk është bërë e mundur hapja e dosjeve që synon pastrimin e klasës politike por edhe të fushave të tjera nga lidhjet me nëntokën e nomenklaturës komuniste. Përpjekje në këtë drejtim nuk kanë munguar, por klasa politike shqiptare gjithnjë ka nxjerrë një problem. Duket se për Edi Ramën, kryeministrin e 33-të në historinë 101 vjeçare të shtetit shqiptar, kjo do të jetë vërtetë një provë reale dhe nëse ai e realizon do jetë pikërisht ai që do futet në histori si politikani që realizoi dekomunistizimin aq të kërkuar.
Tufa e argumentoi këtë edhe me faktin se Rama nuk ka probleme me numrat dhe me fuqinë e mazhorancës që kryeson kështu që, sipas tij, nuk ka justifikime.
Në qoftë se kjo iniciativë e drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit materializohet, ndoshta nuk do të lodhemi më me hamendjet nëse aksh kandidat për president apo ministër, nëse aksh analist apo aktivist shoqëror ka qenë informator i Sigurimit