Agroturizmi në Kuçovë, Denaj: Punësim 25 fermerëve të zonës, nxitje ekonomisë lokale

TIRANË, 27 nëntor /ATSH/ Agroturizmet po kontribuojnë në nxitjen e punësimit dhe fuqizimin ekonomik të zonave të ndryshme të vendit.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale historinë e një agroturizmi në Vlashnuk të Kuçovës.
Denaj tha se, “aty Iliri ka krijuar një fermë të mirëfilltë. Një agroturizëm me 65 dhi, kuaj, shpendë dhe që ofron një menu me produkte “Made in Albania”.
Sipas saj, me një arkitekturë plot shije që i referohet traditës shqiptare, i hapur këtë shtator, ky agroturizëm ka punësuar 25 qytetarë nga zona përreth, duke i dhënë shtysë zhvillimi ekonomisë lokale të Qarkut të Beratit.
“Ky agroturizëm është shndërruar në një destinacion të lakmuar për gjithnjë e më shumë turistë vendas e të huaj”, tha Denaj.
1 nga 8/r.e/a.f/