E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguero: Do të qëndroj te Atletico Madridi

Sergio Aguero ka ripërsëritur dëshirën e tij për të qëndruar te Atletico Madridi, edhe pse për të janë të interesuara shumë skuadra të mëdha.
"Gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj te Atletico dhe ashtu ka ndodhur", ka thënë argjentinasi për gazetën "AS", pas fitores prej 3-2 kundër Panathinaikosit në kuadër të fazës kualifikuese të Ligës së Kampionëve.
21-vjeçari ka folur edhe për ndeshjen, duke u shprehur i kënaqur me golin e tij dhe sidomos me fitoren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›