E Shtunë, 31 Tetor 2026

Holandezi Sneijder pranë nënshkrimit me Inter

Mesfushori sulmues holandez i Real Madrid, Wesley Sneijder, pritet që të angazhohet në ditët e ardhshme me ekipin italian të Interit. Sipas "Gazzeta dello Sport", Sneijder, 25 vjeç, ka dhënë pëlqimin ndaj klubit milanist, kampion në fuqi i Italisë dhe pret që drejtuesit e Real dhe të Inter të gjejnë akordin. Transferta e tij mendohet që të kushtojë 15 milion euro.
Nëse Sneijder angazhohet me interistët, ai do të drejtohet nga trajneri portugez, Jose Mourinho dhe do të luajë krahas të ardhurve të tjerë, sulmuesve Samuel Eto''o (FC Barcelona) e Diego Milito (Genoa), mesfushorit Thiago Motta (Genoa) e mbrojtësit Lucio (Bayern Munich). I përgatitur te Ajax Amsterdam, holandezi kaloi dy sezonet e fundit te Real (52 ndeshje kampionati e 11 gola, 9 ndeshje të Liges së Kampioneve)bani Juan Pablo Montoya.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›