Venger: “Kujdes nga euforia”
Rezultati i ndeshjes së parë i favorizon së tepërmi londinezët, por tekniku francez paralajmëron: “Megjithë avantazhin e ndeshjes së parë, janë edhe 90 minuta të tjera për t’u luajtur. Asgjë nuk ka përfunduar. Objektivi ynë është të sigurojmë një vend në Champions dhe për këtë duhet të zhvillojmë një 90-minutësh si ai i pari.”
Venger pohoi se ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium” duhet fituar patjetër, pasi është tepër e rëndësishme për ecurinë e skuadrës.
Në lidhje me fitoren ndaj Sëlltikut, ai shprehet: “Ne e dominuam ndeshjen, por Sëlltiku ishte tepër i rrezikshëm në kundërsulme dhe në fund, megjithëse e kishim lojën nën kontroll, shënuam dy gola me fat. Por sigurisht që e merituam fitoren. E pranoj që ishim me fat në rastet e golave, por kishim shumë mundësi për të shënuar në 15 minutat e para të pjesës së dytë.”