E Shtunë, 31 Tetor 2026

Salgado kalon tek anglezët e Blackburn

Salgado, 33 vjeç, u lirua nga çdo kontratë pas largimit këtë verë nga Real Madrid, pasi kaloi 10 vjet me klubin spanjoll.

Mbrojtësi i djathtë me 53 takime me ekipin përfaqësues të Spanjës, kaloi me sukses vizitën mjeksore tradicionale në Blackburn.
Salgado ka fituar dy Liga Kampionesh dhe katër tituj kampioni të Spanjës me ekipin e Real Madrid.

Ai do të shkojë në Spanjë për të marrë pjesë të hënën në një ndeshje lamtumire, që do të organizohet nga klubi madrilen.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›