Aguero: Nëse iki nga Atletiko, vetëm drejt Anglisë
Madrid - Lajme të këqija vijnë për presidentin e Interit, Masimo Morati, nga supërtalenti i Atletikos së Madridit, Aguero. Futbollisti shpreh lumturinë e tij që luan për ngjyrat e Atletikos, dhe deklaron se do t’i qëndrojë korrekt kontratës së tij me këtë klub.
Masimo Morati pati shprehur dëshirën e tij ditët e fundit për të parë në “San Siro” argjentinasin. Për këtë ai kërkonte të shfrytëzonte marrëdhëniet e mira që ka me Maradonën, pasi futbollisti është edhe dhëndri i tij.
Në një interivstë për Eurocalcio futbollisti shprehet: “Kam të lidhur një kontratë me skuadrën e Atletikos së Madridit deri në vitin 2012. Këtu në Madrid mund të qëndroj për një kohë të gjatë. Por nuk mund t’i vendos kapakun çdo gjëje përfundimisht. Në të ardhmen ndoshta mund të luaj edhe në Premier Ligën angleze, ashtu siç ka bërë edhe Fernando Torres. Torres është akoma i dashuruar nga tifozët e Atletikos, të njëjtën gjë do të pëlqeja edhe unë”.
Aguero cilësohet nga specialistët e futbollit me një të ardhme të madhe, duke patur parasysh parametrat e tij teknik dhe fizik.