E Shtunë, 31 Tetor 2026

Duro fiton derbin me Hidin në kampionatin Qipriot

Skuadra e Omonias, në të cilën luan Klodian Duro, ka fituar 1-0 ndeshjen e fundit për këtë vit me skuadrën e Isli Hidit, Alki, në kampionatin qipriot. Ky ishte një derbi mes shqiptarëve, në fund të së cilës fitoi skuadra e Duros, duke u pozicionuar në përfundim të këtij viti në vendin e parë.

Golin për miqtë e Omonias e shënoi Kristofi që në minutën e dytë të takimit. Gjuajtja e lojtarit të Omonias nuk i dha asnjë shans portierit Hidi për të ndalur topin. Pesë minuta më vono ishte vetë Duro që goditi edhe shtyllën. Pjesa tjetër nuk dhuroi asnjë gol megjithë rastet e krijuara.

Omonia e mbylli këtë vit në vendin e parë në kampionatin qipriot, duke lënë poshtë skuadrat e Anorthosit dhe Apoelit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›