E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli, Gerrard rrezikon 5 vjet burg

Kapiteni i Liverpool, Stiven Gerrard, i cili u lirua me kush pas nje sherri banal ne nje bar te Southport, rrezikon 5 vjet heqje lirie.

Lojtari 28 vjec i kombetares se Anglise akuzohet per dhune fizike ndaj 34 vjecarit dee-jay Marcus McGee dhe nese do te njihet fajtor, ai rrezikon deri ne 5 vjet heqje lirie. Gerrard duhet te paraqitet para gjykatesit ne gjykaten e North Sefton ne daten 23 janar bashke me dy persona te tjere te implikuar ne kete ngjarje.

Nderkohe, gazeta “Times” ka publukuar edhe disa nga detajet e nates ku protagonist ishte futbollisti. Sipas te dhenave jo zyrtare, Gerrard i kerkoi dee-jay te ndryshonte muziken, madje i kerkoi te merrte vete kontrollin e disqeve. Refuzimi i 34 vjecarit ka ngjallur reagimin e mesfushorit, i cili i shkaktoi thyerjen e nje dhembi dhe plage ne disa pjese te trupit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›