Aguero i lënduar ftohet nga Argjentina

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, ka kritikuar vendimin e Argjentinës për të ftuar sulmuesin e lënduar Sergio Aguero për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Kampionatin botëror kundër Paraguait dhe Perusë.
Italiani ka theksuar se 24 vjeçari nuk do të jetë i rikuperuar deri pas përfundimit të këtyre dueleve të muajit të ardhshëm.
“Është çmenduri, por këto janë rregullat dhe duhet t’i respektojmë. Sergio ka nevojë për së paku dy javë pushim të plotë e më pas ndoshta edhe dy javë tjera në mënyrë që të rifillojë”, deklaroi Mancini. Aguero u lëndua në ndeshjen e xhiros së parë në Premierligë kundër Southamptonit.