E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguerro:Do të qëndroj te Atletiko

Sulmuesi argjentinas i Athletiko Madrid Sergio Aguerro është nga më të kërkuarit në merkato, por vetë Kun Aguerro deklaron se është i lumtur te Atletiko dhe nuk do të largohet.Nuk është hera e parë që qarkullojnë zëra për të ardhmen time por ai që vendos jam unë.Kam thënë shumë herë që në momentin që nuk do të jem i lumtur këtu te Atletiko do jem unë i pari që do ta them diçka të tillë, por nuk është ky rasti pasi te Atletiko jam shumë mirë.Jam shumë i lumtur këtu dhe mendoj vetëm për klubin.Aguerro frenon zërat që e shohin atë larg Spanjës dhe shpjegon se edhe fjalët e lëna nga vjerri i tij Diego Armando Maradona i cili ka thënë se dëshiron që Aguerro të luajë te Interi janë keqkuptuar. "Mendoj se Maradona ka dashur të thotë që do të isha një partner i mirë për një lojtar si Ibrahimovic por jo më shumë.Kur kanë mbërritur oferat për mua klubi mi ka bërë të dituar dhe unë kam vendosur të qëndroj në Madrid.Dua të mendoj vetëm për të luajtur dhe për të fituar gjithë të tjeart janë thjesht zëra", tha ai.Sergio Aguerro është një nga lojtarët më të mirë të momentit dhe nga më të kërkuarit.Interi është një nga skuadrat që interesohet më shumë për Argjentinasin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›