LSI reagon për buxhetin: Nuk ndryshojmë qëndrim

LSI deklaron se nuk ndryshon qëndrim në lidhje me projektbuxhetin e bashkisë së Tiranës.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka deklaruar se Kryetari i Këshillit bashkiak ka refuzuar prerë të legjitimojë një afere të tillë të pistë të një votimi që do të mbahet mend gjatë si një nga ngjarjet më të rënda dhe turpi i bashkisë së Tiranës kur kryetari i Bashkisë bleu votat e këshilltarëve të djathtë dhe më pas numëroi po vetë votat e vjedhura. Ai theksoi se "çfarëdo që të ndodhë me këtë projektbuxhet abuziv dhe korruptim deklarojmë qartë dhe prerë se LSI nuk do të lejojë të vidhet asnjë qindarkë nga mundi dhe djersa e taksave të qytetarëve të Tiranës".Më tej, Vasili shtoi se "askush të mos ketë asnjë iluzion se LSI do të lejojë që Ramat dhe Kokëdhimat të grabisin buxhetin e qytetarëve siç kanë bërë për 11 vite me rradhë. Asnjë aleancë PS dhe PD e hapur apo e fshehtë për të miratuar projektbuxhetin nuk do të ndalë LSI për të bërë transparencën e çdo paraje të buxhetit të bashkisë së Tiranës".