E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Tiranës, pritet të firmoset nga prefekti

Buxheti i Tiranës ka mbërritur në zyrën e prefektit Ruzhdi Kecci për t'u firmosur. Bashkia e ka dorëzuar draftin 2 ditë më parë, por kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, nuk ka firmosur mbi dokument po ja ka deleguar kompetencat nënkryetarit të Këshillit. Prefekti Kecci tha se sipas ligjit ai ka në dispozicion 10 ditë për të vënë apo jo firmën mbi dokument, ndërsa sqaroi se për momentin buxheti po shikohet nga ekspertët ligjorë të prefekturës. Nëse drafti ka probleme, Kecci tha se do ta rikthejë për votim në Bashki dhe nëse drafti nuk kalon në bashki, atëherë prefekti i drejtohet Gjykatës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›