E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aguilera do nderroje stilin e muzikes

Christina Aguilera eshte duke planifikuar te shkembeje zerin e saj pop te muzikes dhe te eksploroje muziken eltronike, me ndihmen e rokereve britanike "Ladytron". Kengetarja eshte nje fanse e kuartetit elektronik dhe ka kerkuar nga ata t'i ndihmojne te formoje nje stil te ri muzikor. "Se pari degjuam se ne ishim nje prej bendeve me favorite te Christina Aguileras gjate veres se kaluar. Andaj udhetuam ne Los Angeles per ta takuar ate ne dhjetor, ku ajo identifikoi llojin e kengeve te Ladytron te cilin e pelqente", ka thene njeri prej anetareve te bendit, Daniel Hunt. "Ishim te impresionuar pasi ajo kishte nje njohje te thelle te muzikes tone, kengeve te ndryshme dhe jo vetem singlave", ka shtuar Hunt.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›