"Ligjet, kultura demokratike ende e ulet"
Kryetari i Gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo, ne krye te nje delegacioni zhvilloi me ndihmen e fondacionit IRZ nje vizite ne Gjermani, ku takoi homologet dhe pa nga afer institucione te tjera te drejtesise. Ne nje interviste dhene dje per Dojce Velen, Kristo foli mbi zbatueshmerine e ligjit ne vendin tone si dhe ndihmen qe i duhet ofruar drejtesise ne shtetin me te ri, Kosove.
Ku konsiston ndihma e Gjermanise per drejtesine shqiptare?
Ne fakt Gjykata Kushtetuese Gjermane eshte nje pike referimi jo vetem per Gjykaten Kushtetuese Shqiptare, qe eshte nje gjykate relativisht e re prej 17 vjetesh, por eshte nje pike referimi per te gjitha gjykatat kushtetuese te Evropes e ne menyre te vecante te vendeve te ish demokracive lindore. Nga ana tjeter ne si model Gjykata Kushtetuese Shqiptare Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ka ngjashmeri me kompetencat e Gjykates Kushtetuese Gjermane sidomos persa i perket ankimit individual, ankimit per te vene ne levizje gjykaten kushtetuese nga individet. Dhe ketu ne gjetem shume pervoja pozitive, ashtu sic kemi gjetur dhe me pare, sepse ne praktiken tone ne shpesh per ceshtje delikate i referohemi praktikave te Gjykates Kushtetuese Gjermane ashtu sic bejme edhe me Gjykaten Evropiane per te drejtat e njeriut.
Kornizat ligjore perendimore ne Shqiperi jane krijuar tashme, nje nga problemet me te medha ne fushen e legjislacionit eshte zbatimi i ligjit. Ku i shikoni ju problemet e dobesite?
Ketu ka nje kontradikte realisht midis nivelit jashtezakonisht te mire te hartimit te legjislacionit shqiptar, te perqasjes se ketij legjislacioni me legjislacionin e komunitetit evropian, por problemi kryesor mbetet ne zbatimin e ketij ligji e te gjithe ketij kuadri ligjor. Per mendimin tim kjo lidhet jo vetem me cilesine e hartimit te legjislacionit, i cili le per te desheruar, por lidhet edhe me kulturen ende te ulet demokratike ne qendrimin qe kane institucionet pergjegjese dhe qytetaret ndaj ligjit.
Si do te ndihmoje Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ne ngritjen e Gjykates Kushtetuese te Kosoves?
Ne fakt kjo ndihme ka filluar. Une kam pritur ne zyren time perfaqesues te larte te drejtesise dhe institucioneve kushtetuese te Kosoves, duke filluar nga ministrja e Drejtesise, Avokati i Popullit dhe ne takime me ta ne kemi shprehur gatishmerine qe te ndihmojme me ekspertize, me ekspertet tane drejtpersedrejti ngritjen e Gjykates Kushtetuese ne Kosove. Realisht kjo ndihme eshte konkretizuar edhe me hapa konkrete. Pak kohe me pare ne qytetin e Ohrit u mbajt nje tryeze e rrumbullaket, ku ndodheshin specialiste kosovare. Nga Gjykata Kushtetuese shqiptare u dergua nje delegacion prej tre personash, specialiste nga gjykata jone, te cilet ndihmuan konkretisht me mendimet e tyre. Dhe nderkohe ne jemi te hapur qe ne cdo moment qe te na kerkojne ndihme ne t'u ofrojme ate per te qene te suksesshem edhe ata per ngritjen e kesaj gjykate. Ne fakt edhe gjate takimeve gjate bisedave qe patem edhe me fondacionin IRZ ata jane shume te interesuar per te dhene kete ndihme dhe per te krijuar nje partneritet midis nesh dhe tyre ne drejtim te ngritjes dhe funksionimit te kesaj gjykate edhe ne Kosove.