E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror, filmohet fantazma ne banese

Cudi dhe frike ne nje apartament anglez te Solihull ne afersi te Birmingamit. Nje djale 12-vjecar, Reece Pitman, ka arritur te filmoje me kameren e celularit, imazhin ne levizje te nje fantazme neper banese, pasi degjoi disa zhurma te cuditshme. Filmimi ne mes te nates, tregon per nje hije te erret qe shetitet nga njera dhome ne tjetren. Sipas eksperteve, behet fjale per nje fantazme, imazhi i te ciles eshte me i mire-regjistruari deri me tani. Gjithcka ndodhi ne pak sekonda, perpara syve te femijes, i cili sapo sheh fantazmen, nis te bertase nga frika. Sipas dimensioneve, figura misterioze duket se i perket nje burri. Nena e femijeve, tregoi se djali i trembur, i kishte treguar qe fantazma kishte dashur te miqesohej me femijen. 'Ne muajin dhjetor, me vdiq burri-tregoi gruaja, duke aluduar se shpeshhere, perjetonte ndjenjen se ne shtepi me te ishte edhe dikush tjeter. Lidhur me rastin i cili eshte perhapur ne shume media, Julian Banks, nga 'Shoqata Britanike per Paranormale', thote se videoja e regjistruar nga 12 vjecari Reece, perfaqeson imazhin me te mire te nje fantazme, te filmuar ndonjehere me pare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›