Denohet shqiptarja, spiunonte banden e droges
MUNIH - Gjykata e Munihut, ne Bavari, ka denuar me 3 vjet burg nje grua, qe punonte si perkthyese e policise, pasi lajmeronte nje bande shqiptare qe merrej me droge, kur vezhgohej nga forcat e rendit. Lajmi jepet nga media gjermane "Zbog", sipas se ciles, gruaja e lindur ne Kil, ishte punesuar nga Policia e Mynihut, majin e kaluar, per te perkthyer disa pergjime telefonike e mesazhe te nje grupi shqiptar, qe merrej me trafik heroine. Gruaja qe punonte edhe si perkthyese e KFOR-it ne Kosove, ka takuar drejtuesit e grupi, duke i lajmeruar per vezhgimet e policise.