Aguilera ka probleme

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 22:49
Christina Aguilera ka pirë alkool tri ditë rresht dhe është arrestuar nga policia për shkak të prishjes së rëndit publik – kanë shkruar mediat sot.
Këngëtarja 30 vjeçe dhe i dashuri i saj Matt Tgurler raportohet se janë rikthyer në Los Angeles – ku kanë qendruar në një hotel dhe bar duke pirë nga data një deri me datën katër mars, kurse më vonë janë arrestuar.
“Ajo ka vepruar sikurse asgjë nuk ka ndodhur pas arrestimit. Kur i është ofruar dezert nga pronarët e barit ajo ka kërkuar më shumë verë. Dukej shumë e lodhur”, ka thënë një burim.