Prapë kundër fotografëve

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 22:44
Këngëtarja Miley Cyrus përsëri është përleshur me fotografët.
Aktorja dhe këngëtarja 18 vjeçare ishte larguar nga një palestër në Kaliforni, por gjërat nuk kishin shkuar mirë kur një fotograf ishte afruar afër saj dhe ajo kishte tentuar që t’ja merr kamerën, ka shkruar X17Online.
Miley e kishte humbur durimin në këtë fotografë dhe ishte drejtuar në drejtim të tij duke e sharë pasi ishte takuar me nënën e saj.
“Ju tentuat që ta fotografoni edhe nënën time”, kishte bërtitur ajo. “Kurrë mos e bëni këtë. Gjithmonë e lëndoni nënën time. A mendoni për këtë gjë ndonjëherë”.
Miley edhe në 2009’ën kishte pasur problem me fotografë.