E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jolie planifikon operim plastik

Nga Express më 02 mars 2011 në ora 20:14

Aktorja Angelina Jolie ka pohuar para mediave se planifikon të bëjë ndërhyrje kirurgjikale në një të ardhme të afërt.

Burime të revistës “National Enquirer,” bëjnë të ditur se Jolie, e cila është duke rritur gjashtë fëmijë me të dashurin e saj Brad Pitt, preferon të duket gjithmonë bukur edhe në vitet e mëvonshme dhe se për një gjë të tillë do t’i duhet t’i vizitojë kirurgët.

“Po, unë do ta bëj këtë dhe nuk kam frikë që të hy nën briskun e kirurgut. Tashmë vitet po kalojnë dhe ne po humbim shkëlqimin që kishim, por nuk dua ta teproj me këtë”, ka thënë Jolie, e cila duket se ka vendosur si prioritet kryesor pamjen e saj të bukur.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›