Tre filma shqiptare ne Torino
Nga data 3 deri me 9 Mars do te zhvillohet ne Torino edicioni i XI-te i Piemonte Movie GLocal Film Festival ne te cilin do te shfaqet filmi nga Kosova Kukumi ne regji te Isa Qosjes filmi Gjalle me regji te Artan Minarolli dhe Lindje Perendim Lindje me regji te Gjergj Xhuvanit. Seksioni i posacem Terre del Cinema i festivalit i kushtohet kete vit kinematografise shqiptare permes programit Focus Albania organizuar ne bashkepunim me Qendren e Kultures Shqiptare dhe Shoqaten Vatra. Sic njoftojne ne nje komunikate per media udheheqesit e Shoqates Vatra shoqate kjo qe eshte bashkorganizatore e programit lsquoFocus Albania te gjithe filmat jane te paraqitur ne gjuhe origjinale me nentituj ne italisht.
Te ftuar te jashtezakonshem do te jene Ambasadori i Republikes se Shqiperise ne Itali Llesh Kola dhe aktori i ri shqiptar Nik Xhelilaj fitues i disa cmimeve prestigjioze nderkombetare dhe protagonist i filmit Gjalle Kjo veprimtari shenon edhe fillimin e bashkepunimit mes festivalit torinez dhe First Step Film Festival te Tiranes duke prezantuar per here te pare nje perzgjedhje prej pese kortometrazhesh te realizuar nga regjisore te rinj shqiptare.
Pjesemarrja shqiptare ne Festival plotesohet nga filmi dokumentar Sono Stato Dio in Bosnia. Vita di un Mercenario i regjisorit Erion Kadilli vepra e te cilit konkurron ne seksionin e filmave dokumentare.