E Enjte, 5 Nëntor 2026

A.haska, Nje jetë me daltë

Edhe pse nuk ka kryer një shkollë arti, Agron Haska është 65 vjecari që e ka kthyer gdhëndjen në dru në profesionin e jetës se tij. Ai mori shtysë për të punuar në dru nga  babai i tij që ishte murator. Në vendin e punës, Agroni është i rrethuar nga punimet e tij dhe objekte tradicionale . Agroni thotë se puna me dru nuk është e thjeshtë, pasi ka specifikat e saj, por me vullnet dhe talent mund të ecësh përpara. Ai ka filluar gdhendjen në dru në moshën 13 vjeçare, duke nxjerrë edhe punët e para që për të kanë qenë të veçanta dhe emocionuese. Tashmë ai ka krijuar emrin e tij jo vetëm në qytetin e Gjirokastrës, por edhe jashtë vendit ku sidomos nga të huajt kërkohen përgjithësisht punime me pamje nga lagjet muzeale të qytetit. “Unë kam zgjedhur të gdhend drurin shprehet Agroni ndërsa vijon duke gdhendur një ikonë .Tashmë ai është mjeshtër në këtë fushë dhe nuk e ka të vështirë ta kthejë një copëz dru në një objekt të rrallë .Agroni shprehet se edhe pse është perjudhë pandemie , kjo nuk e ka penguar të ketë kërkesa të shumta. Edhe në këto prag festash ai punon. Agroni thotë se për familjen e tij të ardhurat janë siguruar përmes punës së tij. Ai dëshiron që edhe të rinjtë  ta trashëgojnë zanatin e dru-gdhendësit. Ai nuk nguron të japë edhe mesazhin se ,në jetë nuk duhet hequr dorë nga arti, edhe pse ajo mund të ofrojë diçka tjetër.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›