E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahengjet e rrezikshme Ariana Kasapolli - Selani

Perdorimi i armeve te zjarrit ne ahengjet familjare ne Kosove, ne disa raste po perfundon tragjikisht. Nje fat te tille ne fund te kesaj jave ka perjetuar dyvjecari nga Mitrovica, i cili eshte plagosur nga te shtena armesh ne nje aheng ne te njejtin qytet. Arber Beka, zyrtar ne Policine e Kosoves, thote se tashme policia ka marre aksion per ndalimin e te shtenave dhe arrestimin e personave, te cilet ilegalisht mbajne arme zjarri. “Gjate vikendit ne Mitrovice eshte plagosur nje femije dyvjecar nga nje plumb qorr, derisa ishte duke ecur me prinderit e tij. E shtena ka ardhur nga nje aheng familjar”, ben te ditur Beka.
Por, rastet e plagosjeve nuk jane te rralla. Ditet e fundit edhe nje femije 13- vjecar, si dhe nje femer, jane plagosur derisa ishin duke pritur ne stacionin e autobuseve. Beka shpjegon: “Si pasoje e perdorimit te armeve ne ahengje, ditet e fundit nga shkrepja ne aheng eshte plagosur edhe nje femije 13-vjecar”.
“Po ashtu, eshte goditur edhe nje femer nga gezhoja e plumbit, me c’rast eshte lenduar rende. Duke u nisur nga keto aksidente, policia ka marre angazhime shtese neper dasma dhe do te trajtohet secila informate ku perdoret arma e zjarrit ne ahengje”, - shton Beka.
Programi per zhvillim i Kombeve te Bashkuara (UNDP), disa here ka organizuar fushata kunder shkrepjeve me arme zjarri ne ahengje familjare duke e quajtur kampanjen “Festo me zemer jo me arme” . Hana Obertinca, zyrtare ne UNDP, thote se si rezultat i vetedijesimit te qytetareve permes fletushkave, ka renie te aksidenteve nga te shtenat me arme ne ahengje. “Projekti i UNDP-se per kontrollin e armeve, ka organizuar fushaten mediale “Festo me zemer dhe jo me arme”. Kemi shperndare fletushka, qe u jane dedikuar te gjitha veturave nga policia kufitare dhe nga statistikat qe jane marre nga Policia e Kosoves ka pasur rreth 40 per qind renie te aksidenteve nga te shtenat me arme ne dasma”, shpjegon Obertinca.
Nderkaq Sherife Vllahiu, qytetare nga Podujeva, thote se te shtenat ne dasma praktikohen nga dasmoret, por jane te rrezikshme. “Nga ana e Podujeves po gjuajne me arme. Tash eshte bere shprehi madje edhe femijet te gjuajne me arme ne dasma, por mendoj qe nuk eshte e drejte e femijeve te shkrepin me arme, sepse eshte shume e rrezikshme”, shprehet kjo qytetare.
Sidoqofte, sipas zyrtareve policore, do te vazhdojne angazhimet shtese per konfiskimin e armeve pa leje, si dhe ruajtjen e jetes se qytetareve.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›