E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kunder tiraneve dhe spastruesve etnike Nga Marko Attila Hoare

Zemerimi i perkrahesve te kolonializmit rrodhi lirshem javen e kaluar, pasi Gjykata Nderkombetare e Drejtesise (GJND) vendosi qe shpallja e pavaresise se Kosoves nuk e shkeli ligjin nderkombetar. Dan Bilefsky ne “The New York Times” iu referua “eksperteve ligjore’ dhe “analisteve” te zymte, te cilet terhoqen verejtjen se vendimi do te mund te “kuptohej nga levizjet secesioniste si nje pretekst per shpalljen e pavaresise ne territoret e ndryshme, si Qiproja Veriore, Somalilandi, Nagorno-Karabakh, Osetia Jugore, Abkhazia, Transnistria, dhe rajoni i Baskise”. “Ekspertet dhe analistet ligjore” ne fjale tradicionalisht mbesin te paemeruar, megjithese eshte e qarte se ata s’jane edhe aq “eksperte”, meqenese do te duhej ta dinin se shumica e ketyre territoreve tashme e kane shpallur pavaresine e tyre. Simon Tisdall i “The Guardian” pohon se “secesionistet dhe percaresit, duke filluar nga Tajvani, Xinjiang dhe Somalilandi, e deri ne Shri Lanke, Gjeorgji dhe ne Shtetin Perendimor”, e bejne dike te pyetet se cili eshte dallimi ndermjet nje “separatisti”, nje “secesionisti” dhe nje “percaresi”.
Le ta qartesojme kete gje sic duhet. Asnje shtet demokratik nuk ka frike nga separatizmi, gjegjesisht, cdokush qe frikesohet nga separatizmi nuk eshte demokrat. Une jam anglez dhe britanik, dhe nuk kam ndonje deshire te vecante qe Mbreteria e Bashkuar te shperbehet. Por, as nuk dridhem nga frika se perspektiva e ngritur nga vendimi i GJND’se do t’i inkurajoje skocezet, uellsianet apo irlandezet e veriut qe te ndahen. Megjithate, nese cilido nga keta popuj do te ndahej, do t’ia deshiroja te gjitha te mirat, sepse jam demokrat e jo nje nacional-shovinist. Lotet e Kasandres ndaj vendimit te GJND’se vetem sa e shprehin nje qendrim tradicional kolonialist, i cili e perjeton si rregullim natyror te gjerave qe popujt e fuqishem t’i mbajne nen skllaveri ata me te vegjlit dhe me te dobetit, dhe si nje fyerje enorme nese keta te dytet s’do te deshirojne te perulen dhe t’i puthin cizmet ushtarake padroneve te tyre te padeshiruar. Fundja, a s’munden ata vendoret e fryre te mesojne se ku e kane vendin?
Rendi demokratik perendimor, por edhe i gjithe rendi nderkombetar si teresi, eshte i bazuar ne separatizmin nacional. Shteti me i fuqishem demokratik boteror, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, gjithashtu u lind nga nje revolte separatiste (e mundshme dhe nga nje secesionizem ose percarje), dhe permes nje shpalljeje unilaterale te pavaresise nga Perandoria Britanike. Revolta separatiste amerikane u nxit nga rezistenca ndaj taksave te imponuara britanike pa ndonje perfaqesim, te cilat ishin shume me pak serioze dhe me pak ofenduese sesa karakteri i vrasjeve masive dhe spastrimi etnik, subjekt i te cilave ishin shqiptaret e Kosoves nga Serbia.
Ne nje kohe tjeter, shume shtete europiane jane ndare nga nje entitet me i madh: sipas nje radhitjeje te perafert kronologjike keto ishin Zvicra, Suedia, Holanda, Portugalia, Greqia, Luksemburgu, Serbia, Mali i Zi, Rumania, Norvegjia, Bullgaria, Shqiperia, Polonia, Finlanda, Cekosllovakia, Irlanda, Islanda, Qipro, Malta, Lituania, Letonia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Azerbajxhani, Ukraina, Bjellorusia, Sllovenia, Kroacia, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina, Sllovakia, Cekia dhe Mali i Zi (per here te dyte). S’ka dyshim se Qiproja Veriore, Somalilandi, Transnistria, etj., ende joshen nga ky rrefim i gjate per separatizmat e suksesshem.
Edhe vete Serbia ka nje tradite krenare te separatizmit, por te kthehemi paksa prapa, gjegjesisht deri te Kryengritja e Pare Serbe e vitit 1804, atehere kur lideri separatist Karadjordje Petrovic tentoi te realizonte secesionin unilateral te vendit nga Perandoria Otomane. Dikush mund te thote se pranimi perfundimtar nderkombetar i Serbise ne vitin 1878 nuk ishte unilateral, meqenese u arrit permes Traktatit te Berlinit, nenshkruese e te cilit ishte edhe Perandoria Osmane. Por, kjo eshte e pasinqerte, sepse Osmanlinjte e pranuan pavaresine e Serbise vetem pasi qe ishin thyer brutalisht nga lufta ne Rusi - dhe kjo s’ishte hera e pare. Pa dyshim, po qe se Serbia do t’i nenshtrohej nje dhune te ngjashme dhe shtrenguese nga jashte, sikurse qe ishte rasti me Perandorine Otomane, e cila ne vazhdimesi i ishte ekspozuar kesaj gjeje nga ana e fuqive europiane ne shekullin 19, ajo do ta pranonte shpejt pavaresine e Kosoves. Le te mos shtiremi, pra, se deklaratat bilaterale apo multilaterale e mbajne larte moralin vis-a-vis atyre unilaterale – ngase ato vetem sa e reflektojne nje balance te ndryshme te fuqive politike.
Si nje shtet i pavarur qe nga viti 1878, Serbia braktisi nje sere popujsh te roberuar dhe iu bashkua grabitqareve, duke pushtuar brutalisht Kosoven e sotme, por edhe Maqedonine, gjate lufterave ballkanike te viteve 1912-1913, dhe duke shkelur keshtu ne menyre flagrante te drejten e popullit shqiptar dhe atij maqedonas per te percaktuar ardhmerine e tyre ne po ate menyre sic e kishte bere tashme populli serb. Ne vitin 1918, Serbia u shnderrua ne nje hegjemon te mini-perandorise se Jugosllavise. Rrjedhimisht, “separatizmi” u shnderrua ne fjale te piste per nacionalistet serbe, sepse ne deshiren e tyre per t’i sunduar tokat dhe popujt e huaj, e harruan qellimisht se si u krijua vete shteti i tyre. Sidoqofte, ishin pikerisht politikat e Serbise nen udheheqjen e Slobodan Miloshevicit ne vitet ‘90, per ndarje nga Jugosllavia, ato rezultuan me shperberjen e shtetit multinacional: Kushtetuta e re e Serbise, ne shtator 1990, e shpalli “sovranitetin, pavaresine dhe integritetin territorial te Republikes se Serbise” – gati rreth nje vit para se Kroacia dhe Sllovenia ta shpallnin pavaresine e tyre nga Jugosllavia. Kjo ndoshta edhe s’do te ishte aq problematike, sikur Miloshevic te mos kerkonte te merrte pjese te medha te republikave fqinje me vete, njesoj sikurse qe pohoi se po e merrte sovranitetin e Serbise nga ish-federata multinacionale e Jugosllavise.
Pra, ka shume precedente prej te cileve separatistet, secesionistet, percaresit dhe shume te ngjashem me ta do te mund te inspiroheshin shume me perpara vendimit te GJND-se per Kosoven.
Perse atehere gjithe ky shqetesim nderkombetar ndaj vendimit?
Pergjigjja me e thjeshte eshte se ky shqetesim u ndje nga shtetet brutale dhe jodemokratike te cilat i kundershtojne vete popullatat a tyre, dhe qe deshirojne te vazhdojne te bejne njesoj, pa frike se sjellja e tyre e turpshme mund te rezultoje perfundimisht me humbje te territorit. Keshtu, ne mesin e shteteve qe e kundershtojne pavaresine e Kosoves jane Kina, Irani, Sudani, Maroku, Sri Lanka, Indonezia dhe India - qe te gjitha keto shtete qe brutalisht shtypin popuj apo territore te caktuara, dhe qe perpiqen t’i ruajne pushtimet e tyre te pandershme: Xinjiangun, Tibetin, Arabet Ahwazi, Darfurin, Saharen Perendimore, Tamilet, Papuan Perendimore, Kashmirin, etj. Permes nje niveli paksa me te moderuar, Spanja e kundershton pavaresine e Kosoves sepse frikesohet qe ky precedent do te mund te ndiqej nga Katalonia dhe nga Rajoni i Baskise. Spanja eshte nje demokraci, por me te meta; mosgatishmeria e saj per ta njohur te drejten per vetevendosje per katalunasit dhe basket e rikujton politiken e ndjekur nga diktatori Francisco Franco, i cili i shoi brutalisht autonomite dhe kulturat e Katalonise dhe Baskise pas fitores se tij ne Luften Civile te Spanjes. Ngjashem, Rumania dhe Sllovakia jane dy demokraci te reja, por pa takt dhe te papjekura, elitat qeverisese te te cilave i keqtrajtojne pakicat hungareze, duke u identifikuar keshtu me Serbine - mbi baze te politikave antiminoritare.
Natyrisht, shtetet si keto nuk do te jene te lumtura me faktin qe nje territor i shtypur si Kosova, arriti te ndahej nga pronari i saj kolonial. Por, kjo eshte vetem edhe nje arsye me teper qe demokratet te kremtojne vendimin e GJND’se: ai duhet te sherbeje si paralajmerim per shtetet qe i shtypin popujt ose territoret e caktuara, se toleranca e bashkesise nderkombetare ndaj sjelljeve te tyre te keqija dhe mbeshtetja e integritetit te tyre territorial, megjithate, mund te kene kufij. Rrjedhimisht, nje shtet tiranik s’mund ta shtype brutalisht nje popullate te caktuar, e pastaj te blegerije me moralitet per “ligjin nderkombetar” dhe per “integritetin territorial” , kur vete kjo shtypje e tyre pjell nje levizje separatiste, e cila pastaj fiton miratimin nderkombetar. Duhet kuptuar se ligji nderkombetar nuk do ta mbeshtese integritetin e tij territorial. Humbja e Kosoves nga Serbia do te duhej te sherbente si shembull per nje shtet te tille.
Natyrisht, ka edhe shtete si Gjeorgjia dhe Qipro, friket e te cilave per humbje te territorit jane legjitime. Por, ne kete rast, problemi me te cilin ato perballen nuk eshte separatizmi sa agresioni nga jashte dhe pushtimi i territorit. Secesioni i Abkhazise dhe Osetise Jugore nga Gjeorgjia ishte - te pakten deri tani - nje perpjekje e Rusise, pronarit te deritanishem te Gjeorgjise, per ta denuar levizjen e Gjeorgjise drejt pavaresise, dhe qe te perpiqej te vendoste nje kontroll te vazhdueshem ndaj saj permes shkeputjes se disa pjeseve te territorit. Gjeorgjia ishte nje shtet qe po kerkonte pavaresi – nga Bashkimi Sovjetik me dominance ruse - perderisa separatistet nga Abkhazia dhe Osetia Jugore ishin ata qe deshironin te mbeteshin subjekt i pronarit kolonial. Ne Abkhazi ishin gjeorgjianet etnike ata qe e krijuan pluralitetin e popullates, ngase jane dy here e gjysme me shume se abkhazet etnike. Cfaredo plebishiti demokratik qe do te zhvillohej para spastrimit te madh etnik te viteve ‘90, qe u mbeshtet nga Rusia, sigurisht qe do te rezultonte me votimin pro mbetjes se Abkhazise ne Gjeorgji. Osetia Jugore mund te kete nje perberje me te favorshme demografike per pavaresim, megjithese jo edhe aq te fuqishme dhe te madhe sa ne Osetine Veriore te Rusise, me me shume banore. Ne rastin e Qipros Veriore, agresioni i huaj diskutohet ende: Qiproja Veriore nuk ekzistonte derisa Turqia nuk e invadoi ishullin e Qipros ne vitin 1974, duke pushtuar gati nje te treten e tij, debuar popullaten greke dhe krijuar nje shumice artificiale turke atje. Prandaj, dhe mbi te gjitha, vetem per shkak te mundesise se agresionit rus dhe turk, dhe spastrimit etnik te popujve me te vegjel e me te dobet, Abkhazia, Osetia Jugore dhe Qiproja Veriore nuk duhet te trajtohen njesoj si Kosova.
Kryeministri i Republika Srpska, Milorad Dodik, sugjeroi se vendimi i GJND-se per Kosoven ia hape deren secesionit te mundshem te RS-se. RS-ja nuk eshte shtet real, por nje entitet i krijuar permes gjenocidit dhe spastrimeve masive etnike. Cdokush qe e barazon ate me Kosoven, thene me se buti, eshte nje injorant i paarsimuar, e me se rendi - nje moralist idiotik. Megjithate, ne sinqerisht shpresojme se lidershipi i RS-se do te inspirohet nga precedenti i Kosoves dhe do te tentoje te shkeputet – sepse nje perpjekje e tille do te perfundonte pashmangshem me deshtim te plote, por edhe do t’i jepte shans boshnjakeve dhe perendimit per ta shuar RS-ne, ose te pakten per ta ulur ndjeshem autonomine e saj vis-a-vis shtetit qendror boshnjak, duke e shpetuar keshtu Bosnje e Hercegovinen nga kriza e saj aktuale, si dhe duke rritur perspektiven per nje stabilitet afatgjate te Ballkanit.
Dhe ne fund, nese vendimi i GJND-se per Kosoven vertet i inspiron popujt e roberuar per te luftuar edhe me ashper per lirine e tyre, aq me mire. Perderisa gjate shekullit 19, lufta e SHBA-ve per pavaresi i inspiroi luftetaret per pavaresi kombetare ne gjithe boten, edhe shembulli i Kosoves mund ta beje nje gje te tille ne shekullin 21.
Pra, mund te dridhen tiranet dhe spastruesit etnike, mund edhe te bien perandorite, njesoj sic mund te kete edhe Kosova te tjera qe do te pasojne.
*Autori eshte Ligjerues ne Fakultetin e Arteve dhe Shkencave Sociale ne Universitetin Kingston, ne Londer. Shkrimi eshte publikuar ne webfaqen e organizates “The Henry Jackson Society”

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›