Perkushtimi ne Irak
Nga “Wall Street Journal”
Presidenti Obama ka shpallur fundin e mundshem te luftes ne Irak, me perfundimin e operacioneve sulmuese amerikane me 31 gusht. Eshte nje shije e suksesit ne kohe lufte per presidentin, por kjo nuk do te thote se do te marre fund perkushtimi i Amerikes ne Irak.
Shtetet e Bashkuara kane paguar nje cmim thelbesor, si me jete ashtu, edhe me pasuri, per ta zhbere nje tirani agresive, e cila kishte ndertuar plane per arme te shkaterrimit ne mase. Me gjithe perparimin, transformimi gjitheperfshires politik ende nuk eshte kompletuar.
Irakianet pranojne se kane mangesi, qe prej shkurtimeve ne furnizim me rryme, deri te pavaresia, korrupsioni dhe dhuna midis sekteve, por do te jete e veshtire te gjenden njerez midis irakianeve, sunite, shiite apo kurde, te cilet nuk kane aftesi per te kritikuar pa frike brenda demokracise me te lire ne boten arabe.
Pjese e obligimeve tona te vazhdueshme ne Irak, eshte te ndermjetesojme ndershmerisht midis fraksioneve qe ekzistojne. Terroristet ne Irak jane dobesuar, por ende nuk jane mposhtur.
E gjithe kjo demokraci, shkruan gazeta, do te jete e rremujshme dhe ka pak te tilla qe nuk jane. Zgjedhjet parlamentare ne mars perfunduan ne nje qorrsokak midis partise se kryeministrit aktual, Nouri al-Maliki's dhe grupit sunit te udhehequr nga Ayad Allawi, ish-kryeminister. Te dyja keto personalitete deshtuan ne formimin e qeverise.
Nen udhezimet e ambasadorit amerikan, Kristofer Hill, Shtetet e Bashkuara qendruan anash per nje kohe shume te gjate. Por, ishte nenpresidenti amerikan, Xho Bajden, ai qe gjate vizites se muajit te kaluar ne Bagdad beri thirrje per nje zgjidhje te shpejte politike.
Grupet terroriste sunite fajesohen per pershkallezimin e dhunes kunder qytetareve te thjeshte ne muajt e fundit, nderkohe qe fqinjet gjithashtu kane gisht.
Irani deshiron ta mbaje zotin Maliki ne zyre me mbeshtetjen e partive fetare shiite. Arabia Saudite, Turqia dhe Siria, shkruan gazeta, do te preferonin te shohin z. Allaui dhe pakicen sunite ne pushtet.
Me mbeshtetjen e Shteteve te Bashkuara, irakianet do te duhej te ishin ne gjendje te formonin nje qeveri te re.
Nje synim i cfaredo koalicioni do te duhej te ishte zvogelimi i ndikimit qe ka kleriku pro-iranian, Muktada al-Sadr, dhe grupet e tij militante shiite.
Zoti Obama e ka fituar kete raund duke e zhvendosur atmosferen e nxehte politike nga e majta demokratike dhe duke qendruar ne kursin e zotit Bush karshi Irakut.
“E vertete eshte”, ka thene ai, “ se nuk kemi pare fundin e sakrifices amerikane ne Irak”. Eshte gjithashtu e vertete se pikerisht per shkak te kesaj sakrifice, nje kercenim i madh terrorist tashme eshte zhdukur dhe populli i Irakut e sheh rrugen e tij perpara.