E Diel, 1 Nëntor 2026

Nuk e dua fjalen “krize” Evans Drishti

Shume kohe me pare, ne nje fshat malor ne shtepi prej kashte jetonin njerez te mire. Fshati quhej Darkavak. Cdo gje e ketij fshati ishte e bukur, mali, guri, njerezit, kafshet etj. Nje coban flokezi, i moshuar, shpirtmire, me sy te mprehte, kujdesej per kafshet e fshatit. Ai u jepte te hanin, te pinin dhe i kulloste sa ne nje mal ne tjetrin. Fshataret e donin shume cobanin pasi ishte i pafjale. Ai s’fliste kot. Por kur fliste, ai qe e degjonte ishte i sigurt ne fjalen e tij.
Si cdo mengjes edhe kete here, cobani qe larguar nga fshati me kulloten e tij. Kishte ecur ca, ishte larguar larg. Kish mberritur drejt e ne koder. Kullota perpara, ai prapa, ai perpara kullota prapa, ish sjelle sa andej kendej dhe kish takuar rastesisht nje te moshuar. Cobani e kish pershendetur, por i moshuari kish bere sikur s’e kish degjuar. Sic kish kaluar kish ikur. Pak me vone qe kthyer perseri dhe kish pyetur:
-Ej coban! Si quhet ky fshati perballe?
-Darkavak, - kish thene me nje ze te larte. Burri kish levizur nga vendi.
-Une vi nga larg. Kerkoj nje banese te re per vete. Si jane njerezit e ketij fshati?
Cobani kish qeshur dhe kish thene:
-Si ishin njerezit e vendit tend qe i pake lene dhe paske ikur?
-Aman! Leri keto… - kish thene i moshuari. – Asnjeri s’vlen per asgje. Te keqinj, te shemtuar, ogurzi e pisanjoz, te patakate. Thahet njeriu prane atyre njerezve te kalbur…
-E di c’ke ti? Me mire kthehu nga ke ardhe. – kish thene cobani.
-Njerezit e ketij fshati s’jane ndryshe prej teje. Nese gjykon pakez mos shko hic fare.
Kaloi plot nje jave. Si cdo dite edhe sot cobani kish marre kopene dhe ish nisur ne kullotje. U kish dhene te hanin, te pinin, kish kaluar edhe ne uje te ftohte dhe pikerisht atehere kur kish marre te kthehej ne fshat kish ndodhur dicka e cuditshme.
Javen e kaluar ne te njejten dite dhe vend, kete here kish takuar nje tjeter te moshuar. E kish pershendetur. I moshuari ia kish kthyer pershendetjen me buzeqeshje dhe ia kish vene durt ne shpatullat e cobanit dhe kish pyetur per shume gjera radhazi:
-Biri im! Dua te te pyes dicka. Vi prej shume larg. Dua te njoh vende te reja, njerez te rinj. Me thuaj si quhet ky fshat? C’vend eshte? Si jane njerezit ketu?
Iu pergjigj me nje ze te larte – Darkavak, - thuajse po jetonte te njejten gje sikurse javen e kaluar. – Si jane njerezit atje o xhaxha qe i paske lene dhe ke ardhur kendej? – kish vijuar me pas ta pyeste.
-Biri im! Cdonjeri prej tyre eshte flori, Ata jane njerez te mire, fytyrendritur, jane njerez fjalemire. Te jetosh prane tyre behesh si lule. Lere mos e pyet, se veshtire u largova prej tyre. – kish thene i moshuari.
Pergjigja e cobanit s’kish vonuar:
-Si ta kete zemren njeriu ashtu i sheh edhe te tjeret o xhaxha. Njerezit e ketij fshati jane sikurse ti, prandaj mire se erdhe dhe vetem nder dhe kenaqesi ke sjelle.
Ja, keshtu eshte edhe ceshtja e krizes. Si t’i shohesh ngjarjet ashtu te duken perhere. Kemi kohe qe degjojme nga opozita vetem fjalen “krize” nderkohe qe ne fakt, realiteti eshte krejtesisht ndryshe. Rendimenti mendor i njeriut varet nga fryma optimiste qe mbart perbrenda dhe per rrjedhoje, edhe nga ajo qe transmeton tek te tjeret. Natyrisht, kemi nje opozite qe, prej shume kohesh, perjeton nje krize te brendshme, akoma te pazgjidhshme dhe per rrjedhoje, reflekton edhe perjashta si e tille duke tejcuar tek shqiptaret ethet e brendshme te kesaj krize individuale.
Tashme nje situate e tille eshte bere shume reflektuese tek cdo shqiptar fatkeqesisht, pasi sa here qe sheh ne televizion nje prononcim per shtyp nga krahu i majte, nuk ka se si te mos degjosh mes te tjerash, te perseritur per te saten here fjalen “krize”, pasi per ta mbetet e vetmja gje ne te cilen mund te mbeshteten duke menduar dhe shpresuar t’u mbushin mendjen shqiptareve t’i perkrahin ne rrugen e tyre drejt fitimit te kolltukeve. Dhe ne fakt e gjithe perpjekja eshte deri ketu pasi me tutje, per sa kohe qe interesat e tyre te jene permbushur, nevojat per popullin vijne perhere ne ulje.
Dhe nje tjeter term qe e shoqeron te ashtuquajturen “krize” eshte edhe “protesta” se ciles krahu i majte vijon te kembengule duke u bere thirrje shqiptareve se se shpejti do vijojne perseri.
Deri kur keshtu? Kur do t’u pushojne veshet shqiptareve qe te mos degjojne me terma te tilla?

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›