E Diel, 1 Nëntor 2026

Ahmadinejad: BE na ka sjellë thatësirën

Presidenti iranian Mahmud Ahmadinejad ka akuzuar vendet evropiane se kanë organizuar një plan për të shkaktuar thatësirë në Iran dhe vende të tjera të rajonit.
 

"Sipas disa raporteve mbi klimën, evropianët kanë përdorur disa instrumente për të bërë që retë që sjellin shiun të mos arrijnë vendet e rajonit tonë, mes të cilave Irani", ka deklaruar Ahmadinejad.
 

Deklaratat e cuditshme nuk janë të rralla për presidentin iranian, i cili vetëm pak ditë më parë tha se SHBA ka vrarë Bin Laden pasi e kishin përdorur për qëllimet e tyre. Ndër të tjera Ahmadinejad ka akuzuar edhe administratën amerikane si përgjegjësen e vërtetë për sulmet e 11 shtatorit ndaj kullave binjake.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›