E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa: Shkëmbimi i territoreve, ideja më e mirë

Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) nga Lugina e Preshevës, Ragmi Mustafa ka thënë se angazhohet hapur për bashkimin e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën.
 

Në një prononcim për “Deutsche Welle” në gjuhën serbe ai ka thënë se e ka pritur me gëzim idenë e shefit të socialistëve dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic për ndarjen e Kosovës dhe përcaktimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.
 

Kreu i PDSH-së është i mendimit se pikërisht shkëmbimi i territoreve është zgjidhja më e mirë për përfundimin e tensioneve në Ballkan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›