Konflikt mes Greqisë dhe Turqisë, acarohet marëdhënia

Një incident i rëndë në kufirin turko-grek ka acaruar sërish marrëdhëniet mes Athinës dhe Ankarasë.
Trafikantë turq, që trafikojnë emigrantë ilegalë nga toka turke drejt asaj greke nëpërmjet lumit Evro, kanë hapur zjarr ndaj patrullave kufitare.
Nuk bëhet e ditur nëse patrulla e përbërë nga 4 policë grekë dhe 2 gjermanë i është përgjigjur zjarrit, por thuhet se për ngjarjen në fjalë është njoftuar edhe ushtria turke. Ndërkohë ende nuk është mbajtur një takim mes autoriteteve përkatëse.