Ruanda do mbajë ceremoni të veçantë për gorillat

Zyrtarët në Ruandë thonë se do t’ju vënë emrat 22 gorillave të sapolindura, në një ceremoni që do mbahet muajn e ardhshëm, me qëllim që të nxisë përkujdesjen ndaj kësaj specie të rrezikuar nga zhdukja.
Drejtori i Turizmit në këtë shtet, Rica Rigamba, ka thënë se ceremonia e cila do të mbahet më 18 qershor, do të ketë “si çdo herë tjetër, personalite të njohura që do të jenë të pranishëm”.
Gorillat e maleve janë pika më atraktive turistike e Ruandës, prej së cilës në vitin 2010 janë gjeneruar 90 % e të hyrave të turizmit.
Sipas një regjistrimi të bërë në vitin 2010, numri total i gorillave të malit është rritur gjatë shtatë viteve të fundit, duke arritur kështu në 780 shtazë të tilla.
Dy të tretat janë gjetur në një rajon që përfshinë Ruandën, Ugandën dhe Republikën Demokratike të Kongos.