E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ahmadinejad: SHBA po gënjen

Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, konsideron se pohimet amerikane për komplotin iranian për vrasjen e ambasadorit saudit në Washington, u ngjajnë pohimeve të Washingtonit për armët për shkatërrim në masë të Saddam Husseinit, të cilat ishin bazë për intervenimin në Irak në vitin 2003, e të cilat u dëshmuan si të pavërteta.

"Në të kaluarën amerikanët pohonin se ka pasur armë për shkatërrim në masë në Irak dhe pohonin bindshëm, treguan madje edhe dokumente dhe thanë, ‘Po, ju besojmë këtyre dëshmive’", deklaroi ai për Al Jazeeren.

"Tani të gjithë pyesin - Ishin të vërteta ato pohime, gjetët armë për shkatërrim masiv në Irak. Ata fabrikojnë një grumbull letrash...E vërteta në fund do të dalë dhe atëherë për ne nuk do të ketë probleme", shtoi ai.

I pyetur nëse SHBA-ja dhe Irani janë para një përplasje të pashmangshme ushtarake, ai u përgjigj: "Mendoj se ka njerëz në qeverinë amerikane të cilët duan të ndodh kjo, por mendoj se ka njerëz të mençur, të cilët e dinë se nuk duhet të fillohet me një gjë të tillë".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›